• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)
Home
Breaking News

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

12 November, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një shtetas shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në Bruksel të Belgjikës, në një atentat që dyshohet se lidhet me larje hesapesh në botën e drogës. Viktima u qëllua për vdekje mbrëmjen e 12 tetorit, në zonën e Ixelles, pranë Parlamentit Europian. Sipas mediave belge, ndaj tij u qëlluan shtatë ose tetë plumba, ndërsa autorët u larguan menjëherë nga vendngjarja. Shqiptari humbi jetën në korridorin e një pallati, pavarësisht ndërhyrjes së shërbimeve të emergjencës.

Ngjarja ka marrë një tjetër zhvillim pas hetimeve për vrasjen e oficerit të policisë Nordine El Talbi, 41 vjeç, i cili u ekzekutua disa orë më vonë në zonën e Jette. Sipas gazetës belge “De Standaard”, hetuesit tashmë dyshojnë se të dyja vrasjet janë kryer nga të njëjtët persona.

Fillimisht, Prokuroria e Brukselit kishte deklaruar se nuk kishte prova për një lidhje mes dy ngjarjeve, por pamjet e kamerave të sigurisë kanë ndihmuar hetuesit të zbulojnë një pistë të re. Shqiptari nuk rezultonte me precedentë penalë në Belgjikë. Megjithatë, burime të cituara nga mediat vendase dyshojnë se ekzekutimi lidhet me përplasjet në botën e drogës dhe mund të ketë qenë një vrasje me pagesë.

Pas atentatit në Ixelles, autorët dyshohet se kanë grabitur një automjet Volkswagen T-Cross në Tubize. Rreth mesnatës, ata u pikasën nga oficeri El Talbi dhe kolegët e tij në zonën e Jette. Kur polici iu afrua automjetit për kontroll, personat brenda hapën zjarr, duke e goditur për vdekje në kokë. Sipas prokurorit të Brukselit, Julien Moinil, në automjet ndodheshin pesë persona. Pas vrasjes, ata braktisën tri pistoleta pranë makinës dhe u larguan në këmbë.

Në kuadër të hetimeve, katër të dyshuar u arrestuan jashtë Belgjikës: tre në Almeria të Spanjës dhe një në Paris. Njëri prej tyre është i mitur. Të katër janë ekstraduar në Belgjikë, ndërsa dy persona të tjerë ishin arrestuar fillimisht nga policia vendase. Hetimet vijojnë për të zbardhur motivet e atentatit ndaj shqiptarit dhe lidhjen e tij me vrasjen e oficerit belg.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Previous article AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

s.autor

Postime të ngjashme

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT