• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SITUATA POLITIKE/ Basha “TRADHTON” Metën edhe për zgjedhje presidenciale
Home
Politikë

SITUATA POLITIKE/ Basha “TRADHTON” Metën edhe për zgjedhje presidenciale

29 July, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Që nga dita që Basha pati takim 40 minutësh me Presidentin e Republikës, dy javë më parë, ku e mbështeti Metën, duke e vlerësuar maksimalisht për ofertën që më 13 tetor të zhvillohen tre palë zgjedhje, parlamentare, vendore dhe presidenciale, por duke shtuar se kjo kërkon ndryshime kushtetuese, nuk e ka përmendur më faktin për zgjedhje presidenciale. Për më tepër, në takimet që ai po zhvillon me strukturat e PD në rrethe për të bindur të vetët, pasi dështoi me planin se nuk do të kishte zgjedhje më 30 qershor, ai ka theksuar se është dakord për dy palë zgjedhje në një ditë, parlamentare dhe vendore.

Të dielën këtë deklaratë e ka bërë të paktën dy herë, në Mirditë dhe në Mat, ku Basha ishte në takim me strukturat e PD-së dhe deklaroi se është dakord për zhvillimin e zgjedhjeve lokale dhe të përgjithshme në të njëjtën ditë, (pa specifikuar një datë konkrete). Por, ashtu siç e ka lënë vetëm Metën me akuzat ndaj Soros, të njëjtën praktikë po ndjek edhe për “lajthitjen” për zgjedhje presidenciale, për të cilat kreu i shtetit ka kërkuar që të zhvillohen tre palë zgjedhje në një ditë. Madje, Basha ka dhënë dhe ofertën e tij në distancë, duke kërkuar një qeveri tranzitore.

“Rruga jonë për ta kthyer refuzimin masiv të 30 qershorit nga një shumicë ‘Rama ik’ në një shumicë qeverisëse, kalon përmes kutisë së votimit. Për këtë askush nuk ka asnjë iluzion. Qëllimi i protestave ka qenë, është dhe mbetet të diktojë kushtet minimale për zgjedhje të lira e të ndershme”, u shpreh Basha në takimin me demokratët e Mirditës, duke vënë në dukje se ky mbetet objektiv i pandryshueshëm për PD.

Siç duket, Basha për të rregulluar marrëdhëniet me ndërkombëtarët ka filluar një distancim, jo vetëm nga protestat e dhunshme, por edhe nga Presidenti Meta, veprimet e të cilit për shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit nuk u përkrahën nga ndërkombëtarët. Në vazhdën e këtyre veprimeve të kreut të PD, një ditë më herët, realstory.al zbuloi një dokument të brendshëm të Partisë Demokratike, të shpërndarë anëtarëve të Kryesisë dhe ish deputetëve të Grupit Parlamentar, në mënyrë që ata të orientohen në lidhje me qëndrimet që duhet mbajnë në publik për çështje të caktuara, ku pika më e rëndësishme ishte qëndrimi që duhet të mbajnë zyrtarët dhe eksponentët e PD në daljet publike sa i përket deklaratave dhe akuzave të kreut të shtetit ndaj miliarderit Soros. “Për qëndrimet e tjera të presidentit ne nuk kemi asnjë koment. Këtu përfshihet edhe çështja e Sorosit”, shkruhet qartë me germa të zeza në dokument.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 30 QERSHORI/ Kreu i ri i Devollit shkon në zyrë që në 06:30, policia blindon godinën, militantët e PD-së para bashkisë
Previous article KASAPHANA NË JALË/ Del videoja e sherrit me armë në zonën VIP të resortit në Jalë, pushuesit shpërndahen të terrorizuar pas krismave

k.autor

Postime të ngjashme

ARRESTIMI I SHPËTIM ALIUT NË RUSI/ Policia ndan detajet e operacionit, do ekstradohet! Prangoset në Itali edhe i kërkuari për trafikim klandestinësh drejt BE Aktualitet

ARRESTIMI I SHPËTIM ALIUT NË RUSI/ Policia ndan detajet e operacionit, do ekstradohet! Prangoset në Itali edhe i kërkuari për trafikim klandestinësh drejt BE

MBUSHI EVROPËN ME DROGË/ Arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu! SPAK e dyshon si bashkëpunëtor me grupet e Dritan Gjikës, Eldi Dizdarit dhe Armando Pacanit Aktualitet

MBUSHI EVROPËN ME DROGË/ Arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu! SPAK e dyshon si bashkëpunëtor me grupet e Dritan Gjikës, Eldi Dizdarit dhe Armando Pacanit

VLORA HYSENI DEL PARA GJKKO/ Ish-drejtoresha e SHISH merret nesër në pyetje Aktualitet

VLORA HYSENI DEL PARA GJKKO/ Ish-drejtoresha e SHISH merret nesër në pyetje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT