Publikohen pamejet pas përplasjes me armë zjarri në resortin “Folie Marine” në plazhin e Jalës.Video është filmuar nga një prej dëshmitarëve që ndodhej në lokalin në zonën “Vip” të Folie Marine, pas sherrit me sende të forta mes dy grupeve të rinjsh, e që degjeneroi në përdorimin e armëve.
Disa të shtëna u dëgjuan ndërsa klientët nisën të largoheshin të tmerruar duke ulëritur. Disa prej tyre u fshehën poshtë tavolinave nga frika e plumbave. Në shkallët e lokalit duken edhe njolla gjaku.
Policia e Vlorës nuk ka dhënë ende asnjë njoftim zyrtar për ngjarjen, ndërsa interesit te mediave iu është përgjigjur duke thënë se kanë shkuar në vendin e ngjarjes por nuk kanë gjetur asnjë gëzhojë.
Më poshtë pamjet:
{“videoid”:”1564333627890″,”type”:1,”ratio”:0.75}
Del videoja nga Folie Marie/ Njerëzit shpërndahen të terrorizuar, njolla gjaku kudo on Vidnews.


