Kryetari i ri i bashkisë Eduard Duro ka shkuar në zyrë ditën e sotme që në orën 06:30. Frika se mos ish-kryetari do të shkonte më herët për t’i zënë zyrën ka bërë që Duro të shkonte 90 minuta përpara. Ndërkohë që para bashkisë ndodhen edhe mbështetësit e opozitës, të cilët janë grumbulluar prej orës 07:30.
Në ambientet e bashkisë ndodhen rreth 30 forca policie. Efektivët janë të pranishëm në ambientet e brendshme dhe jashtë institucionit. Duro u betua ditën e premte në mesditë, ndërsa në zyrë shkoi pasdite kur u largua ish-kryetari.
Në urdhër të tij dhe në prani të prefektit të Korçës një person çmontoi brazën e derës së jashtme dhe të brendshmet për t’u futur brenda Duro. Por sot pritet nëse do të shkojë ish-kryetari, i zgjedhur nga radhët e PD-së, pasi ka deklaruar se nuk do ta lirojë zyrën.


