• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SIGURIA GJATË SEZONIT TURISTIK/ Policia Rrrugore: Në të gjithë zonat gatishmëri maksimale. Duhet…
Home
Sociale

SIGURIA GJATË SEZONIT TURISTIK/ Policia Rrrugore: Në të gjithë zonat gatishmëri maksimale. Duhet…

27 July, 2018 g.autor Aktualitet, Sociale

Policia Rrugore, në një konferencë për shtyp ditën e sotme, në kuadër të masave të marra nga ana e Policisë së Shtetit për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik veror 2018, ka një mobilizim maksimal, për shkak të rritjes së ndjeshme të qarkullimit rrugor.

Sipas Mithat Tola,Drejtor i Qarkullimit Rrugor, synimi është të ketë sa më pak shkelje të Kodit Rrugor, për pasojë më pak aksidente dhe më shumë siguri në rrugë.

Njoftimi

Në të gjitha Drejtoritë e Qarqeve dhe veçanërisht në zonat bregdetare, Policia Rrugore është duke kryer shërbime me orë të shtuara, me qëllim përballimin e fluksit të madh të automjeteve që qarkullojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë gjatë sezonit veror.

Krahas këtyre masave, Policia Rrugore po vijon me fushata sensibilizuese për të ndërgjegjësuar drejtuesit e automjeteve, për respektim të rregullave të Kodit Rrugor.

Si rezultat i angazhimit dhe mbulimit më të mirë të akseve rrugore por edhe akseve dytësore, si dhe falë masave ndërgjegjësuese gjatë muajit të fundit Korrik 2018 janë parandaluar ndjeshëm aksidentet.

Janë shpëtuar 9 jetë njerëzore më shumë, se e njëjta periudhë e 1 viti më parë, në aksidente rrugore.
Ndërkohë ka patur 33 plagosje të rënda më pak se e njëjta periudhë.

Gjatë javës së fundit, Policia Rrugore ka arrestuar 85 drejtues automjetesh për drejtim në gjendje të dehur dhe 151 drejtues mjetesh janë arrestuar për mungesën e lejes së drejtimit.

Ndërkohë, janë gjobitur rreth 490 mijë drejtues mjetesh për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, si tejkalim shpejtësie, parakalim i gabuar, mospërdorim i rripit të sigurimit, përdorim i celularit gjatë drejtimit të mjetit etj.

Gjithashtu Policia Rrugore ka rritur forcën ndëshkuese ndaj atyre që tentojnë të korruptojnë punonjësit e Policisë Rrugore për t’ju shmangur masës administrative për shkeljen e kryer dhe të konstatuar.

Policia Rrugore apelon të gjithë drejtuesit e automjeteve që gjatë fundjavës, ku fluksi i lëvizjes është shumë herë më i shtuar në disa akse rrugore, kryesisht ato që të çojnë drejt zonave bregdetare të tregojnë kujdes, të respektojnë shpejtësinë, të përdorin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimt të automjetit, të respektojnë semaforët, ndërsa drejtuesit e motomjeteve të përdorin kaskën mbrojtëse.

Policia Rrugore si çdo fundjavë do vijojë me kontrolle të shtuara, e kjo jo për të rritur sasinë e gjobave, por për të rritur parametrat e sigurisë në rrugë.

Njëkohësisht apelojmë këmbësorët të respektojë me korrektësi rregullat e qarkullimit: të kalojnë në vijat e baradha dhe mbikalimet.

Nga vëzhgimet në akset rrugore rezulton se shumë këmbësorë nuk respektojnë rregullat e qarkullimit duke u kthyer në burim aksidenti.

Policia Rrugore fton qytetarët dhe mediat që të denocojnë çdo rast të abuzimit me detyrën nga ana e punonjësve të saj, si dhe të denoncojnë çdo shkelje të Kodit Rrugor duke ju garantuar reagim të shpejtë e të paanshëm

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AS NEJMAR AS CAVANI/ Real Madrid ka gati yllin që do zëvendësojë RONALDON
Previous article SONDAZH/ Shumica e britanikëve për një referendum të ri për Brexit

g.autor

Postime të ngjashme

"REVOLUCIONI I FLAMINGOVE"/ Nis protesta e qytetarëve në Tiranë Aktualitet

"REVOLUCIONI I FLAMINGOVE"/ Nis protesta e qytetarëve në Tiranë

ZBULOHET PLANTACION ME KANABIS NË VELIPOJË/ Pezullohen kryekomisari, nënkomisari dhe një inspektor (EMRAT) Aktualitet

ZBULOHET PLANTACION ME KANABIS NË VELIPOJË/ Pezullohen kryekomisari, nënkomisari dhe një inspektor (EMRAT)

EMRI/ I dënuar me 15 vite burg për trafik njerëzish, arrestohet në Itali 42-vjeçari shqiptar Aktualitet

EMRI/ I dënuar me 15 vite burg për trafik njerëzish, arrestohet në Itali 42-vjeçari shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT