• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SI FATOS NANO I SHKRUANTE NGA QELIA DASHURISË SË GJIMNAZZIT/ Letra e veçantë e ish-kryeministrit për “Rexhinën e tij”
Home
Politikë

SI FATOS NANO I SHKRUANTE NGA QELIA DASHURISË SË GJIMNAZZIT/ Letra e veçantë e ish-kryeministrit për “Rexhinën e tij”

3 November, 2025 s.autor Politikë

Që prej vdekjes së ish-kryeministrit Fatos Nano, në pah kanë dalë shumë nga e kaluara e tij, e sidomos nga koha kur ish-kryeministri u dënua me burgim, në fillim për 12 vite, i cili më pas u lirua pas një amnistie nga qeveria e kohës.

Botuesja Arlinda Dudja, në Euronews albania, ka zbuluar disa letra të Nanos, të cilat i ka shkruar për bashkëshorten e tij të parë, Rexhinën, dashurinë e tij të hershme që prej viteve të gjimnazit, me të cilën ka dhe dy fëmijët, Edlirën dhe Sokolin.

Në këto letra nuk është ai burri i fortë apo politikani i guximshëm, por është Fatosi, i dashuruar me gruan e tij dhe me mall për fëmijët. Letra e cituar më poshtë, daton më 1 prill 1994, dy ditë përpara se të jepej dënimi për të.

“Dear queen, në fund të fundit jemi njerëz, madje njerëz dhe nga qëndresa e dinjiteti për të përballur këtë sfidë të poshtër, gjë që e kemi bërë në mënyrën më sublime deri tani, po të na shtrydhësh mbetemi një grusht ndjenjash…

Dje u preka shumë me Edën, gjë që padyshim më bëri mirë, është kjo njomje e herë pas hershme sysh, buzësh e duarsh që ashtu si ju, ma mban shpirtin të butë të freskët, të aftë për të reaguar më pas me tërbim ndaj egërsirave. Ashtu sikur Eda që kur i thashë vetëm me babin i harxhon buzët ti, reagoi me një goditje dinjiteti në mes të përkëdheljes as të dobishme prindërore për moshën e saj ‘edhe me mamin’. Duke përjashtuar dhe duke goditur me një vetëtimë që i feksi rrëbimthi në sy të gjithë ato që kanë ndarë.

Sigurisht që edhe ti ke nevojë për rrëmbushje të herë pas hershme sysh dhe zbrazje zemre. Si ajo e atij casti që duke më përqafuar, Eda ngriti dhe këmbën për ta marrë unë hopa, siç më bën dhe mua shumë mirë kjo rrëmbushja e syve tani, që duke të shkruar e rijetoj atë çast. Po pa e shpërdoruar në një përlotje a melankoli të vazhdueshme është tamam kjo fëmijëri e shpirti që duhet të ruhet tek ne, sidomos tek fëmijët që e kanë të moshës.

Këtu e shoh unë goditjen më të pafalshme që po na bëjnë, vrasjen e fëmijërisë dhe burrërimin para kohës të Edës dhe të Kolit, që nuk duhet lejuar se do të shkaktonte plakje të parakohshme dhe tek ne. Prandaj të lutem puthuni sa më shpesh me njëri-tjetrin në intervaleve dy javore të puthjeve me mua që edhe Kolit të mos i plasariten buzët. Besoj se më kupton se çfarë dua të them. Sepse në të njëjtën kohë të kërkoj të mos e lëshosh veten siç ka ndodhur natyrshëm këto ditë. Është faza më delikate e gjithë historisë. Dënimi dhe përballimi i tronditjes së gjithanshme. Se po u lëshuam ne, të tjerët i mori lumi.

Prandaj krahas disiplinimit të rrembushjes, duhet përmbajtje dhe reagim total ,ashpër me plehrat, njerëzisht me tanët që askush të mos e humbasë kthjelltësinë dhe dinjitetin, por të vazhdojmë luftën. Më duket sikur po shkruaj kot me dorë të lirë por hallin e kam me ruajtjen e ekuilibrit në të gjitha pikëpamjet.

Sepse mund të prishet gjaku për hiç gjë dhe mund të dobësohet gjykimi. P.sh. kot u nxehe në fillim me vendimin ti për të bere një mbrojtje të pjesshme me Papin. Sepse në fakt siç u bë do të ishte një sulm i rreptë i kombinuar, unë në kokën e shtetit, ai në kokën e gjithë të tjerëve me profesionalizëm pa cenuar mospajtimin tonë me shkeljet. Ndryshe do të fitonte shumë terren zhurma, nuk kanë argumente…”, thuhej ndër të tjera në letër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBLIDHET GRUPI PARLAMENTAR I PS/ Në fokus zgjedhja e Avokatit të Popullit
Previous article I SHOQËRUAR NGA AVOKATI/ Kreu i ARRSH, Gentian Gjyli paraqitet në SPAK

s.autor

Postime të ngjashme

I VESHUR ME FUND DHE TAKA/ Rama poston VIDEON me AI duke imituar blogerët: Hallall kush e ka bërë Politikë

I VESHUR ME FUND DHE TAKA/ Rama poston VIDEON me AI duke imituar blogerët: Hallall kush e ka bërë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT