• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MBLIDHET GRUPI PARLAMENTAR I PS/ Në fokus zgjedhja e Avokatit të Popullit
Home
Politikë

MBLIDHET GRUPI PARLAMENTAR I PS/ Në fokus zgjedhja e Avokatit të Popullit

3 November, 2025 s.autor Politikë

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste mblidhet sot, më 3 nëntor, për një seancë rutinë, ku pritet të diskutohen disa çështje të rëndësishme. Gazetarja e Klan News, Klesiana Omeri raporton se një nga temat kryesore është përzgjedhja e Avokatit të ri të Popullit, ku sot përmbyllet afati i aplikimeve.

Deri më tani janë dorëzuar katër kandidatura për pozicionin: Genta Bungo, Saimir Visha, Shkëlqim Sulo dhe Ismail Tafani. Pas përfundimit të afatit të aplikimeve, Komisioni i Ligjeve do të nisë procesin e seancave dëgjimore për kandidatët.

Kujtojmë se, zakonisht, kandidatura e Avokatit të Popullit është përzgjedhur me dakordësi mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Megjithatë, gjatë tre viteve të fundit nuk është arritur një marrëveshje, duke çuar në vazhdimin e mandatit të Avokates Aktuale të Popullit, Erinda Ballanca.

Në mbledhje pritet të diskutohet edhe për Reforma Zgjedhore dhe ajo Territoriale. Mësohet se deri në përfundim të seancës, do të bëhet e ditur edhe lista e plotë e çështjeve që do të trajtohen.

Ballanca në detyrë, 3 vite përtej mandatit

Sjellim ndërmend se Erinda Ballanca u zgjodh në detyrë si Avokate e Popullit me datë 22 maj 2017, me një mandat 5-vjeçar, në bazë të vendimit të Kuvendit nr. 70/2017, pas marrëveshjes së famshme Rama-Basha. Megjithëse mandati i saj ka përfunduar, ajo vijon të ushtrojë detyrën deri në zgjedhjen e pasardhësit, siç parashikohet nga ligji.

Në legjislaturën e kaluar, pati disa tentativa për të gjetur një emër konsensual mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, por këto përpjekje dështuan. Kushti i 84 votave të nevojshme për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, si dhe praktika e konsoliduar që ky post t’i besohet një kandidati të propozuar nga opozita, rezultuan pengesë për arritjen e një marrëveshjeje.

Tashmë, pas një kohe të gjatë pa lëvizje në këtë drejtim, Kuvendi duket se po rikthehet seriozisht për të gjetur një zëvendësues për Ballancën, pasi të hënën, në orën 17:00 Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike do të diskutojë pikërisht për shpalljen e kësaj vakance, duke ftuar të gjithë të interesuarit të aplikojnë pranë Parlamentit për pozicionin.

Këtë radhë, me 83 vota të garantuara në Kuvend dhe mbështetjen e mundshme të tre mandateve të Partisë Socialdemokrate (PSD), Partia Socialiste është teorikisht në gjendje të zgjedhë një Avokat të Popullit edhe pa dakordësinë e opozitës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KALLËZIMI I ISH-KREUT TË UJËSJELLËSIT NË SHKODËR/ Bardh Spahia shkon në GJKKO
Previous article SI FATOS NANO I SHKRUANTE NGA QELIA DASHURISË SË GJIMNAZZIT/ Letra e veçantë e ish-kryeministrit për “Rexhinën e tij”

s.autor

Postime të ngjashme

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush Politikë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT