• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SHQIPËRIA VEND MAHNITËS”/ Rama sjell rrëfimin e familjes nga Afrika e Jugut: Vendi ynë ka hyrë në hartën e botës turistike
Home
Politikë

“SHQIPËRIA VEND MAHNITËS”/ Rama sjell rrëfimin e familjes nga Afrika e Jugut: Vendi ynë ka hyrë në hartën e botës turistike

12 August, 2024 s.autor Aktualitet, Politikë

Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka publikuar dëshminë e një familjeje nga Afrika e Jugut, e cila për pushimet e këtij viti ka zgjedhur Shqipërinë.

Rama shprehet se vendi ynë tashmë shihet si vend mahnitës nga mbarë globi, duke hyrë në hartën e botës turistike.

VIDEO

“MIRËMËNGJES

dhe me dëshminë e një familjeje nga Afrika e Jugut, e cila për pushimet e këtij viti ka zgjedhur Shqipërinë kryqetërthor si një vend mahnitës që tanimë ka hyrë në hartën e botës turistike, ju uroj një javë të mbarë🫶”, shkruan Rama.

Dëshmia e familjes nga Afrika e Jugut

Kryefamiljari: Familjes sime i pëlqen më shumë deti dhe plazhi. Ndërsa unë preferoj më tepër malin. Kolonja për mua është në krye të listës, sepse më pëlqejnë malet. Njerëzit këtu janë tepër miqësorë, shumë të hapur dhe të gatshëm për të ndihmuar.

Bashkëshortja: Ne jemi një familje nga Afrika e Jugut. Kemi dëgjuar për vendin tuaj, por nuk e njihnim shumë mirë. Historia e Shqipërisë na duket mjaft interesante dhe vendosëm që ishte një ide e mirë që të eksplorojmë si turistë në të gjitha format. Do qëndrojmë këtu rreth 16 ditë. E nisëm nga Lëpusha, më pas shkuam në Vermosh, Theth, Berat, Krujë, Gjirokastër, pamë Rivierën, lumin e Vjosës, kaluam më pas në Përmet, Ersekë, Korçë e tani jemi në Pogradec. Pas Pogradecit do shkojmë në Gramsh e në Tiranë për 2 ditët e fundit.

Na pëlqejnë zonat e ndryshme dhe biodiversiteti i vendit. Bëmë një listë të vendeve që donim të shikonim, sepse menduam se duke qenë se është një vend i vogël, mund ta shikojmë të gjithin, ndaj nuk donim të linim asgjë pa parë. Na pëlqeu shumë ushqimi. Byreku është i preferuari im. Në veri na pëlqeu flija.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NËN VËZHGIMIN E KOMANDËS AMERIKANE/ Ushtria e Shqipërisë dhe Kosovës stërvitje të përbashkët
Previous article AKSIDENT I FRIKSHËM NË SUPERSTRADËN FUSHË-KRUJË-THUMANË/ Makina përfundon mbi ndarësen metalike, një prej të plagosurve drejt Traumës

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier Politikë

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier

PS FIER FESTON 35-VJETORIN/ Rama dhe socialistët mblidhen në Parkun e Apolonisë Politikë

PS FIER FESTON 35-VJETORIN/ Rama dhe socialistët mblidhen në Parkun e Apolonisë

PROTESTA/ Nga sheshi i Kryeministrisë, thirrje emigrantëve: Bashkohuni me ne më 10 qershor... Aktualitet

PROTESTA/ Nga sheshi i Kryeministrisë, thirrje emigrantëve: Bashkohuni me ne më 10 qershor...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT