Trupat specialë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Forcës së Sigurisë së Kosovës, dhe Njësisë së Ndërhyrjes së Shpejtë të Policisë së Kosovës morën pjesë në stërvitjen ndërkombëtare “Valor Shield 24”. Ministri i Mbrojtjes njoftoi se gjatë kësaj stërvitjeje, trupat testuan aftësitë reaguese dhe ndërvepruese në operacione speciale, nën mbikëqyrjen e Komandës Amerikane të Operacioneve Speciale për Evropën.
Stërvitja përfshiu simulime të skenarëve të ndryshëm, duke përfshirë operacione të zbulimit taktik, operacione psikologjike, analizimin e të dhënave të zbulimit, përdorimin e dronëve për goditjen e objekteve, si dhe parandalimin e veprimeve të grupeve taktike sulmuese. Kjo përvojë ka thelluar bashkëpunimin ndërmjet forcave dhe ka përmirësuar gatishmërinë e tyre për operacione të ndërlikuara.


