Një tigër sumatran i rrezikuar në mënyrë kritike të zhduket nga natyra, u qëllua dhe u vra të shtunën, ndërsa një tjetër është ende i lirë, pasi ata u arratisën nga një kopsht zoologjik në ishullin Borneo të Indonezisë, duke lënë të vrarë një rojtar të kopshtit zoologjik, tha një zyrtar.
Tigrat, të dy femra dhe rreth 18 muajsh, u arratisën nga kopshti zoologjik Sinka në qytetin Singkauang, Uest Kalimantan, të premten në mbrëmje, pasi dita me shi të rrëmbyeshëm shkaktoi një rrëshqitje të tokës dhe hapi një tunel që i lejoi kafshët të dilnin prej aty.
Një punëtor i Kopshtit Zoologjik, 47-vjeçar u gjet i vdekur me gërvishtje dhe kafshime në trup. Autoritetet gjetën gjithashtu një struc dhe një majmun të ngordhur pranë kafazit të tigrit. Zyrtarët e policisë dhe konservimit u dërguan menjëherë për të kërkuar tigrat.
Atraksionet turistike në afërsi u urdhëruan të mbyllen dhe vendasve u tha që të qëndronin në shtëpi, ndërsa policia kërkonte kafshët. Autoritetet janë ende në kërkim të tigrit tjetër në xhungël që rrethon kopshtin zoologjik.
Një kafaz me ushqim kafshësh është përgatitur, me shpresën që tigri i arratisur do të kthehet në Kopshtin Zoologjik në kohën e ngrënies.
Tigrat Sumatran konsiderohen të rrezikuar në mënyrë kritike nga Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës, dhe më pak se 400 të tillë besohet se jetojnë në natyrë.


