• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Shkencëtarja nuk gjen toksina në trupin e manjatit rus që ka vdekur në Britani
Home
Nderkombetare

Shkencëtarja nuk gjen toksina në trupin e manjatit rus që ka vdekur në Britani

11 April, 2018 Redaktor2 Botë, Nderkombetare

Një shkencëtare thotë se nuk ka gjetur asnjë toksinë bimore në stomakun e një shtetasi rus, i cili vdiq papritur në Britani më 2012, duke hedhur poshtë kështu dëshmitë e mëparshme që thonin se ai mund të ishte helmuar nga një bimë vdekjeprurëse, që i shkaktoi arrest kardiak.

Në një hetim të bërë publik më 10 prill në Londër, në kërkim zbulimit të shkakut të vdekjes së manjatit rus, Aleksandr Perepilichny, shkencëtarja Monique Simmonds, ka thënë se nuk janë gjetur toksina bimore, por ajo ka shtuar se disa materiale janë gjetur në stomakun e Perepilichny, të cilat ende nuk janë identifikuar.

Pas dy vjetësh nga vdekja e Perepilichy, kompania e tij e sigurimit shëndetësor, ka urdhëruar që të kryen teste, ku u zbulua një toksinë në stomakun e tij, që vinte nga një bimë kineze që quajtur gelsemium, e cila mund të shkaktojë arrest kardiak.

Perepilichny, 44-vjeç, kishte vdekur nga ajo që dukej arrest kardiak, teksa kishte qenë duke vrapuar më 2012. Ai ishte gjetur jashtë shtëpisë së tij në Londër.

Vdekja e papritur e tij, dhe roli i tij për të ndihmuar hetuesit zviceranë për të hetuar një skemë të shpërlarjes së pavarave, ku përfshihej mafia ruse, bëri hetuesit që të besojnë se ai mund të jetë vrarë.

Pas helmimit me agjent nervor të ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia në Britani, ligjvënësit britanikë, kërkuan që të hetohen sërish 14 vdekje të pashpjegueshme në Britani, përfshirë edhe vdekjen e Perepilichny, oligarkut rus, që ishte zhvendosur në Britani më 2009.

Avokati i të ndjerit Perepilichny, Dmitry Lipkin, përmes një video-linku nga Moska, i ka thënë një gjykate britanike se klienti i tij “ishte i frikësuar për jetën e tij”.

“Ai ka qenë i kërcënuar. Ai u largua nga Rusia, por kush e ka kërcënuar, unë nuk e di”, ka thënë ai.

Ndërkaq, gruaja e Perepilichny ka thënë se besoj se burri i saj është vrarë. Megjithatë, në kohën e vdekjes së tij, policia britanike nuk kishte parë të dhëna se kjo mund të ishte një vdekje e dyshimt.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REPLIKAT/ Alket Hyseni, “sherr” me Nasip Naçon: Mos u sill si katunar dhe ordiner
Previous article FOTO/ "Na u sulën një grup djemsh", dy vajzave me shenja plagësh në trup u del gënjeshtra. U zbulua se…

Redaktor2

Postime të ngjashme

"PËRBALLEMI ME TË ARDHMEN PA FRIKË"/ Mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA Botë

"PËRBALLEMI ME TË ARDHMEN PA FRIKË"/ Mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

MERR FUND HANTAVIRUSI/ OBSH shpall përfundimin e epidemisë, shërohet pacienti i fundit Botë

MERR FUND HANTAVIRUSI/ OBSH shpall përfundimin e epidemisë, shërohet pacienti i fundit

KËRCËNIMI NGA RUSIA/ Tusk: Polonia po përgatitet për skenarë të ndryshëm Botë

KËRCËNIMI NGA RUSIA/ Tusk: Polonia po përgatitet për skenarë të ndryshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT