U del genjeshtra sheshit dy vajzave qe alarmuan policine se ishin dhunuar dhe qelluar me thike nga nje grup djemsh, sipas tyre, qe kishin tentuar t’i grabisnin.
Ngjarja ka ndodhur mbreme orës 23:50, në rrugën ” Tefta Tashko” në kryeqytet dhe pas hetimeve, policia ka nisur procedimin ne gjendje te lire per dy vajzat.
Informacioni i policise
Shërbimet e Policisë të Komisariatit nr 1 proceduan në gjendje të lirë shtetaset :
– D.N., 17 vjeçe, banuese në Tiranë
– A.M., 17 vjeçe, banuese në Tiranë.
Pasi me datë 10.04. 2018, rreth orës 23:50, në rrugën ” Tefta Tashko” për motive të dobëta, kanë bërë kallzim të rremë, me pretendimin se kanë tentuar ti vjedhin duke u vet’dëmtuar në pjesët e ndryshme të trupit, ku për pasojë shtetësja A.M., ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Materialet Proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për vepren penale të ‘’ Kallzimit të Rreme ‘’ parashikuar nga neni 305 i Kodit Penal në ngarkim të shtetseve të mësiperme.




