• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SHITËSIT E MESNATËS”/ Kapet banda e hajdutëve, zbulohet lista me 12 vjedhje. Ja çfarë kishin objektiv
Home
Aktualitet
Kronikë

“SHITËSIT E MESNATËS”/ Kapet banda e hajdutëve, zbulohet lista me 12 vjedhje. Ja çfarë kishin objektiv

2 September, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Kater persona jane arrestuar nga policia e Tiranes, pas finalizimit te operacionit policor “Shëtitësit e mesnatës”, për zbardhjen e vjedhjeve me thyerje të ndodhura më parë.auto_policia-e-tiranes1486127438-1-700×525

Si rezultat i një pune profesionale dhe hetimore zbardhen dhe dokumentohen me prova ligjore 12 raste të vjedhjes dhe tentativës për vjedhje të lokaleve, këmbimit valutor dhe bizneseve të ndryshme.

Policia ben me dije se vjedhjet kane ndodhur gjatë dy muajve të fundit në zona të ndryshme të Tiranës.

NJOFTIMI

Vihen në pranga 4 autorët e dyshuar të këtyre ngjarjeve, dy prej tyre me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, evidentimin dhe kapjen e autorëve, si rezultat i një pune intensive dhe të mirorganizuar me prova ligjore të pakontestueshme, si dhe falë shërbimeve grackë të ngritura për këtë qëllim, shërbimet e Komisariatit Nr. 6 arrestuan në flagrancë gjatë operacionit policor të koduar “Shëtitësit e mesnatës”, shtetasit A. M., 23 vjeç, K. S., 17 vjeç (të dy të dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”), A. C, 17 vjeç dhe O. I., 15 vjeç.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë, në orët e para të mëngjesit të sotëm, gjatë operacionit të zhvilluar nga shërbimet e Policisë, duke tentuar të vjedhin në një lokal.

Nga hetimet dhe provat e siguruara rezulton se këta shtetas janë autorët kryesorë të dyshuar për disa vjedhje në qarkun e Tiranës, konkretisht:

Vjedhja e një shume parash në një lokal në pronësi të shtetasit F. M., ngjarje e ndodhur më datë 31.08.2020, në Unazën e Re.

Vjedhja e një shume parash në një furrë buke në pronësi të shtetasit M. H., ngjarje e ndodhur më datë 31.08.2020, në rrugën “Panajot Pano”.

Tentativa për vjedhje në një dyqan të këmbimit valutor Exchange, ngjarje e ndodhur më datë 31.08.2020, në Unazën e Re.

Tentativa për vjedhje në një market në pronësi të shtetasit G. B., ngjarje e ndodhur më datë 25.08.2020, në rrugën “Leonard Frroku”.

Vjedhja e një shume parash në një lokal në pronësi të shtetasit Sh. Zh., ngjarje e ndodhur më datë 26.08.2020, në rrugën “Thoma Goxhaj”.

Tentativa për vjedhje me thyerje të një agjencie udhëtimesh në pronësi të shtetases E. K., ngjarje e ndodhur më datë 29.08.2020, në rrugën “Don Bosko”.

Tentativa për vjedhje me thyerje në një bar-kafe në administrim të shtetasit E. D., ngjarje e ndodhur më datë 29.08.2020, në rrugën “Don Bosko”.

Vjedhja e një shume parash në një lokal në pronësi të shtetasit V. M., ngjarje e ndodhur më datë 14.08.2020, në rrugën “Frosina Plaku”.

Vjedhja e një shume parash në një piceri në zonën e ish-fushës së aviacionit.

Tentativa e vjedhjes të një marketi në pronësi të shtetasit M. R., ngjarje e ndodhur më datë 19.07.2020, tek “Blloku Gintash”.

Vjedhja me thyerje e një shume parash në një market në pronësi të shtetasit E. D., ngjarje e ndodhur më datë 27.07.2020, në rrugën “Sokrat Miho”.

Gjithashtu, nga verifikimet ka rezultuar se shtetasi K. S., ka thyer vendimin e Gjykatës, pasi ajo i kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jenë të implikuar këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LAJM I MIRË PËR BANORËT E NJËSISË NR 4/ Bashkia rehabiliton rrugën “Selaudin Zorba”
Previous article POROSITI VRASJEN E KOMISARIT ARTAN CUKU/ Ministria e Drejtësisë kërkon informacion nga Prokuroria për Bledar Jambellin

s.autor

Postime të ngjashme

PËRPLASJE PARA PARLAMENTIT/ Hidhen vezë e domate ndaj policisë! Nisin shoqërimet, mes tyre edhe Arben Kola Aktualitet

PËRPLASJE PARA PARLAMENTIT/ Hidhen vezë e domate ndaj policisë! Nisin shoqërimet, mes tyre edhe Arben Kola

FOTOLAJM/ Nga vezët te domatet e specat, protestuesit mbërrijnë me “arsenal” të ri para Kuvendit Aktualitet

FOTOLAJM/ Nga vezët te domatet e specat, protestuesit mbërrijnë me “arsenal” të ri para Kuvendit

DITË TENSIONI NË PROTESTË/ Qytetarët marshojnë drejt Ministrisë së Brendshme! Deputetët e PS mbërrijnë në Kuvend Aktualitet

DITË TENSIONI NË PROTESTË/ Qytetarët marshojnë drejt Ministrisë së Brendshme! Deputetët e PS mbërrijnë në Kuvend

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT