Mesditën e sotme një mësuese dhe drejtori i një shkolle të mesme në Paskuqan, kanë përfunduar të dy në polici, pas një konflikti mes tyre në ambientet e shkollës së mesme.
Ende nuk dihen arsyet e konfliktit mes dy arsimtarëve, të cilët nuk kanë mundur të kufizojnë problemet vetëm në aspektin profesional, por e kanë degraduar situatën në anën personale.
Të dy, si mësuesi 46-vjeçar V.P, edhe mësuesja 43-vjeçare P.O., banues në Tiranë e Paskuqan, i janë drejtuar policisë për të zgjidhur problemin mes tyre.


