Goli i anuluar i Flamurtarit në minutat e fundit në Vlorë në ndeshjen kundër Kukësit mund të kishte sjellë të tjera zhvillime në kampionatin shqiptar. Jo vetëm që do të kishim kuqezinjtë të dytët në klasifikim, por humbja e Kukësit mund të kishte pasuar me vendime drastike në radhët e kampionëve.
Gjithsesi, ai gol u anulua nga anësori Çokaj dhe pati një sërë komentesh mbi të. Shumica e moviolistëve, zyrtarë të FSHF-së, e cilë- suan vendimin të drejtë për ta anuluar. Lorenc Jemini, tashmë i pavarur dhe moviolist pranë “Panorama Sport”, ndau të njëjtin mendim me kolegët e tij: “vendimi për të anuluar golin ishte i drejtë”.
Por pati edhe zëra kundër dhe interpreti
me kryesisht nga gazetarë, madje edhe nga autori i shkrimit, që e cilësuan golin si të rregullt. E megjithatë, zëri më me peshë që del kundër “gardës” së moviolistëve në Shqipëri është ai i Arsen Hoxhës. Ish-disenjatori i arbitrave në FSHF e ka cilë- suar të rregullt golin e shënuar nga Jakovleviç dhe, sipas tij, ka qenë i gabuar vendimi i anësorit për ta anuluar.
Në një interpretim për “Panorama Sport”, Arsen Hoxha jep argumente të detajuara se përse goli i vlonjatëve në minutat e fundit të ndeshjes ishte i rregullt dhe se si u penalizua sërish pa të drejtë Flamurtari. Ja argumentimi i Hoxhës:
1 – Lojtari që shënon golin është në pozicion të rregullt.
2 – Në kohën që ai godet topin në drejtim të rrjetës së paku është 80-100 cm, pra rreth 1 metër larg shokut të tij. Në këtë mënyrë nuk ka interferim nga shoku i tij që është në pozicion jashtë loje.
3 – Lojtari i ashtuquajtur “interferues” është prapa shpinës së futbollistit që godet topin dhe e çon atë në rrjetë.
4 – Lojtari “interferues” nuk është i tillë, sepse nuk pengon veprimet e portierit dhe as të mbrojtësit që ndodhet 1,5 deri në 2 metër prapa sulmuesit që godet topin dhe e dërgon atë në rrjetë.
Klubi vlonjat vazhdimisht është ankuar për sjelljen e arbitrave dhe zyrtarëve të FSHF-së ndaj tyre. Ata kanë akuzuar për njëanshmëri dhe hakmarrje nga federata, ndërkohë që edhe ndeshjen e fundit e luajtën pa tifozë prej një dënimi të Disiplinës me 4 javë. Por, në fakt, ndeshja duhej luajtur me tifozë, pasi çështja është në Apel dhe, përderisa nuk është dhënë asnjë vendim ky organ, nuk mund të hyjë në fuqi vendimi i Disiplinës.



