Sot, të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës u zhvendosën pas për 60 minuta, duke na rikthyer në orën dimërore.
Në orën 03.00 të mëngjesit, ora shkoi automatikisht 02:00.
Kjo do të thotë zgjim më i vonë në mëngjes, dhe më pak orë me dritë.
Për disa prej qytetarëve ndryshimi i orës ndikon për mirë, ndërsa për të tjerë, ky ndryshim shkakton probleme në organizimin e ditës dhe aktiviteteve të tyre.
Çdo vit, në të dielën e fundit të tetorit dhe të dielën e fundit të prillit ndryshon ora dhe fillon llogaritja e kohës dimërore ose verore.
Ky sistem është në fuqi që prej vitit 1981, ndërsa në mënyrë të vazhdueshme është hedhur ideja për ta shfuqizuar.


