• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“BLLOKU I MBIVLERËSUAR”/ Avenir Kika zbulon zonat ku do të ZGJEROHET Tirana: Do jetë një Manhattan
Home
Sociale

“BLLOKU I MBIVLERËSUAR”/ Avenir Kika zbulon zonat ku do të ZGJEROHET Tirana: Do jetë një Manhattan

12 October, 2026 s.autor Aktualitet, Sociale

Kreu i Shoqatës së Ndërtuesve Tiranë, Avenir Kika ka ndarë parashikimet e tij për të ardhmen e kryeqytetit në podcastin “Pjaca”, me Alfred Pezën.
Gjatë bisedës, Kika vlerësoi se Tirana do të vijojë të zgjerohet dhe se zhvillimi nuk do të përqendrohet vetëm në zonat tradicionale të qytetit. Ai veçoi Bulevardin e Ri, Paskuqanin, Kamzën dhe disa zona të tjera që po përfshihen gjithnjë e më shumë në zhvillimin urban.I pyetur se cila zonë e Tiranës i duket e mbivlerësuar, Kika u përgjigj shkurt:
“Blloku, sepse Tirana e ardhshme nuk do të jetë me një qendër. Do të jetë me shumë qendra, një qytet policentrik.”
Sipas tij, qendra historike do të vazhdojë të ruajë rëndësinë e saj, por qyteti do të krijojë pika të tjera të zhvillimit.
“Do të ketë shumë qendra”, u shpreh Kika, duke kujtuar se edhe zona që sot konsiderohen pjesë të konsoliduara të Tiranës, dikur ishin kryesisht periferike ose me karakter bujqësor.

Një nga zonat për të cilat Kika shprehu bindjen më të madhe është Bulevardi i Ri.
I pyetur nga Alfred Peza se çfarë potenciali ka kjo zonë, ai deklaroi:
“Ka potencialin më të madh që ka qyteti i Tiranës sot. Aty do të bëhet një Manhattan me kulla të larta”, u shpreh ai, duke përshkruar vizionin e tij për zhvillimin e zonës.Do të bëhen pjesë e Tiranës shumë shpejt.”
Ai foli gjithashtu për potencialin e zonave të tjera, duke përmendur Mëzezin dhe Yzberishtin, të cilat sipas tij tregojnë se si është zgjeruar qyteti gjatë dekadave të fundit.
“Është tendenca e zhvillimit të qytetit që të çon atje, sepse askush nuk e ka marrë në konsideratë që Mëzezi dhe Yzberishti do të bëheshin pjesë e qytetit të Tiranës. Sot janë pjesë e Tiranës të dy”, deklaroi Kika.

Përtej zgjerimit të qytetit, biseda u përqendrua edhe te mënyra se si duhet të ndërtohet Tirana e së ardhmes.
I pyetur nga Peza nëse ka ardhur koha që kryeqyteti të mendojë për më shumë gjelbërim, teknologji dhe hapësira parkimi, Kika u përgjigj: “Patjetër”.
Ai vuri theksin te raporti mes sipërfaqes së ndërtuar dhe hapësirave të gjelbra, duke sjellë si shembull projektet ku ky raport është respektuar.
“Nëse në të gjitha komplekset e reja respektohet raporti 40 me 60, pra 40% gjurmë ndërtimi dhe 60% lulishte, Tirana do të ndryshojë shumë shpejt”, u shpreh ai.

Kika solli në vëmendje edhe problemin e parkimit, duke theksuar se ai mbetet një nga shqetësimet kryesore të banorëve.
Në projektet e tij, sipas shpjegimit gjatë bisedës, numri i kateve nëntokësore të dedikuara për parkim është rritur nga një projekt te tjetri.
“Dajti ka nevojë urgjente për ripyllëzim”
Një tjetër çështje e diskutuar ishte e ardhmja e malit të Dajtit, si hapësirë natyrore dhe mushkëri e kryeqytetit.
Kika u shpreh se zhvillimi urban nuk duhet të shtrihet pa kufi në këtë drejtim dhe se përparësi duhet të ketë rehabilitimi i zonës së dëmtuar nga zjarret.

“Mali i Dajtit, si mushkëri e Tiranës, ka nevojë urgjente për ripyllëzim”, deklaroi ai.
Më tej, ai shtoi: “Për mendimin tim, të gjitha drejtoritë pyjore të Shqipërisë duhet të kenë një projekt të posaçëm për Dajtin.”
Në përfundim të bisedës, Kika u pyet se si e imagjinon Tiranën në vitin 2050. Përgjigjja e tij ishte se kryeqyteti mund të bëhet më i bukur dhe më i jetueshëm, nëse do të ketë më shumë lulishte dhe hapësira të gjelbra.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Previous article "MBRETËRESHA IME..."/ Vajza e Eli Farës mesazh publik të ëmës pas videove intime në rrjetet sociale: Mbaje kokën lart dhe kurorën drejt

s.autor

Postime të ngjashme

"KAPE, KAPE"/ Autorët e maskuar si policë vodhën një banesë në Elbasan, momenti kur familjarët ndjekin me vrap grabitësit Aktualitet

"KAPE, KAPE"/ Autorët e maskuar si policë vodhën një banesë në Elbasan, momenti kur familjarët ndjekin me vrap grabitësit

GJYKATA E FIERIT LIRON VRASËSIN E TRE PERSONAVE: Ka kaluar afati brenda të cilit mund të ekzekutohej dënimi Aktualitet

GJYKATA E FIERIT LIRON VRASËSIN E TRE PERSONAVE: Ka kaluar afati brenda të cilit mund të ekzekutohej dënimi

ÇËSHTJA VELIAJ/ Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE: Paraburgimi i zgjatur cenon të drejtat e tij dhe të votuesve Aktualitet

ÇËSHTJA VELIAJ/ Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE: Paraburgimi i zgjatur cenon të drejtat e tij dhe të votuesve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT