Një tjetër natë e shthurur për të rinjtë britanikë. Ata u rikthyen në lokale dhe pub-e përpara se këta të fundit të urdhëroheshin që të mos shisnin alkool.
Pak para se masat e reja dhe të rrepta të hynin në fuqi, britanikët vendosën që të sfidonin të ftohtin dhe koronavirusin dhe mbushën rrugët e qyteteve.
Ndërkohë sektori i lokaleve dhe pub-ve u trondit nga masa e re, e cila parashikon një shtetrrethim të tyre në orën 18:00, si dhe ndalimin e shitjeve të pijeve alkoolike.
Por kjo nuk i ndaloi të rinjtë që natën e fundit të lirë, të dilnin rrugëve, të përqafoheshin me njëri-tjetrin dhe të shijonin pijen e tyre alkoolike. Dhe shumë pak prej tyre kishin vendosur maskën mbrojtëse në fytyrë.
Ndërkohë policia kishte zbarkuar në rrugë, për të zbatuar distancën shoqërore, ku siç vihet re nga fotografitë e publikuara nga mediat e huaja, nuk është mbajtur aspak distanca.