• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SËRISH NË PROTESTË/ Banorët e Rinasit: Mjaft kemi duruar! Për 2 kilometra duhet të bëjmë 20
Home
Aktualitet
Kronikë

SËRISH NË PROTESTË/ Banorët e Rinasit: Mjaft kemi duruar! Për 2 kilometra duhet të bëjmë 20

3 May, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Banorët e zonës së Rinasit protestuan edhe këtë të martë kundër vendimit të Autoritetit Rrugor Shqiptar që e devijon lëvizjen drejt Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, duke e bërë me një sens lëvizjeje.

Banorët bllokuan rrugën për disa minuta. Disa prej tyre u ulën në mes të rrugës në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit. Për shkak të protestës është shkaktuar trafik në sensin e lëvizjes që të çon drejt aeroportit.

Banorët janë shprehur se tashmë duhet që të udhëtojnë për kilometra të tëra për të marrë shërbimet kryesore.

“Neve na kanë bllokuar arterien kryesore. Ambulanca në Rinas, shkolla është këtu. Për 2 kilometra duhet të dalim 20 kilometra. Kemi duruar sa kemi duruar, nuk shkon më kjo punë. Nëse hapet kjo jemi në rregull edhe ikim”, u shpreh një prej banorëve.

Banorët kërkojnë nga qeveria që ta ndryshojë këtë vendim, pasi i pengon në veprimtarinë e tyre të përditshme, si dhe ka një kosto jo të vogël financiare.

ARRSH ka vendosur për një afat të pacaktuar që lëvizja drejt aeroportit të realizohet me një kalim, me drejtimin nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq.

Mjetet që vijnë nga veriu drejt Rinasit do të ndjekin lëvizjen Fushë Krujë-Vorë-Qafë Kashar-Aeroport. Nga ana tjetër banorët e këtyre fshatrave paralajmërojnë se do të vijojnë me protestat deri në anulimin e këtij vendimi.

Ditën e hënë banorët bllokuan rrugën për rreth një orë. Po ashtu nuk munguan as përplasjet me policinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBARDHEN DËSHMITË/ Vrasja e studentes, greku dhe shqiptari ia hedhin fajin njëri-tjetrit
Previous article REPLIKON ME BERISHËN/ Preç Zogaj: Je mjeran e mosmirënjohës, e harrove kur të ka gjetur të...

F.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital Aktualitet

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital

ZJARRET NË VEND/ 7 vatra ende aktive, flakët përfshijnë Dajtin, Lurën, Matin dhe Pukën Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 7 vatra ende aktive, flakët përfshijnë Dajtin, Lurën, Matin dhe Pukën

VRAU TË RIUN FRANCEZ NË KSAMIL/ Merr fund arratisja e 29-vjeçarit, ja vendi ku u kap Aktualitet

VRAU TË RIUN FRANCEZ NË KSAMIL/ Merr fund arratisja e 29-vjeçarit, ja vendi ku u kap

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT