• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
“RRINTE VETËM ME DY MOTRAT E TIJ”/ Ben Blushi rrëfen bisedën me nxënësin e fundit të Migjenit: Ishte i sëmurë, na jepte…
Home
Kulturë

“RRINTE VETËM ME DY MOTRAT E TIJ”/ Ben Blushi rrëfen bisedën me nxënësin e fundit të Migjenit: Ishte i sëmurë, na jepte…

18 June, 2023 s.autor Kulturë

RAMADANI, NXËNËSI I FUNDIT I MIGJENIT
Ramadan Shkreli që duhet të jetë nxënësi i fundit i gjallë i Migjenit jeton në fshatin Dedaj të Pukës. Shkova ta takoja.
Ca bën Ramadan ?
Nuk bëj asgjë, tha Ramadani
Sa vjec je Ramadan?
94, tha Ramadani
Cfarë pune ke bërë Ramadan?
Shumë punë, tha Ramadani
Po shkollë ke bërë Ramadan?
E kam bërë shkollën në Pukë, tha Ramadani
Në cfarë viti, Ramadan?
Në vitin 1936,tha Ramadani
Sa vjec ishe Ramadan?
7 vjec, tha Ramadani
Po si shkoje në Pukë, Ramadan?
Me këmbë, tha Ramadani
Po në dimër Ramadan?
Ne bënim shkollë vetëm në verë, tha Ramadani
Kush të jepte mësim Ramadan?
Migjeni, tha Ramdani
Si ishte Migjeni, Ramadan?
Ishte i sëmurë, tha Ramadani
Po tjetër cfarë mban mend nga Migjeni, Ramadan?
Ishte i gjatë, tha Ramadani
Cfarë thoshte Migjeni, Ramadan ?
Ishte shumë i urtë, tha Ramadani
Ca lënde jepte Migjeni, Ramadan?
Gjoegrafi, kulturë, tha Ramadani
Me kë rrinte Migjeni, Ramadan?
Vetëm më dy motrat e veta, tha Ramadani
Si i mbante motrat Migjeni në shkollë?
I mbante, tha Ramadani
Kush ishte tjetër në shkollë me ty?
Luli i Vocërr, tha Ramadani
Kush ishte Luli i Vocërr, Ramadan ?
Luli i Vocërr ishte Zenel Islami, tha Ramadani
Ku është tani Zenel Islami, Ramadan?
E vranë komunistët, tha Ramadani
Po pse e vranë Ramadan?
Se shkoi në Rusi, tha Ramadani
Po ti a e ke lexuar Lulin e Vocërr,Ramadan?
Jo, tha Ramadani
Cfarë ke lexuar nga Migjeni, Ramadan?
Asgjë, tha Ramadani
Nuk ke lexuar asgjë, Ramadan?
Nuk kam lexuar asnjëherë, tha Ramadani
Cfarë libri ke në shtëpi Ramadan?
Nuk kam asnjë libër, tha Ramadani
Cfarë bën gjithë ditën, Ramadan?
Mendohem, tha Ramadani
Cfarë mendon Ramadan?
Mendoj si do vdes, tha Ramadani
Ke frikë Ramadan ?
Nuk kam frikë, tha Ramadani
Kur do vdesësh Ramadan?
Po pres, tha Ramadani
Do vdesësh pa lexuar asnjë libër Ramadan?
Më mirë, tha Ramadani

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NJERËZIT ATJE VDESIN PËR..."/ Modelja nga Bjellorusia: Këtu në Shqipëri janë parazitë
Previous article "KOBRAT" SERBE ARRESTUAN 3 POLICËT/ Kurti: Po bëjmë gjithçka që t’i lirojmë, ambasadori Jashari do t’i vizitojë

s.autor

Postime të ngjashme

"AVANGARDET"/ Ekspozitë Kolektive në Galerinë “2 Botë” Kulturë

"AVANGARDET"/ Ekspozitë Kolektive në Galerinë “2 Botë”

MESHARI I GJON BUZUKUT/ Të dhëna të reja nga studimi i Vehbi Miftarit Kulturë

MESHARI I GJON BUZUKUT/ Të dhëna të reja nga studimi i Vehbi Miftarit

“DIAMANTI”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës Kulturë

“DIAMANTI”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT