• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
LAJM I MIRË/ AQSHF nis restaurimin e filmit ‘Dimri i Fundit’
Home
Kulturë

LAJM I MIRË/ AQSHF nis restaurimin e filmit ‘Dimri i Fundit’

2 August, 2026 s.autor Kulturë

Një tjetër film i njohur i kinematografisë shqiptare po rikthehet në ekran me një cilësi të re. Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit ka nisur restaurimin e “Dimri i Fundit”, një prej prodhimeve më të njohura të viteve ’70, që së shpejti do të ketë premierën në versionin e restauruar në Kinema Drita.

Procesi po realizohet në studion e restaurimit të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit nga specialistët audiovizualë Erand Meça dhe Hajrije Dedej. Sipas institucionit, puna synon të ruajë dhe të rikthejë në cilësinë më të mirë një nga veprat e rëndësishme të trashëgimisë sonë filmike.

“Dimri i Fundit” është prodhuar në vitin 1976, me regji të Ibrahim Muçajt dhe Kristaq Mitros, skenar të Nexhati Tafës dhe muzikë të Aleksandër Lalos.Filmi rrëfen historinë e grave të një fshati gjatë Luftës së Dytë Botërore, të cilat, ndërsa përballen me trupat gjermane, arrijnë të furnizojnë fshehurazi me bukë dhe ushqime partizanët e plagosur që janë strehuar në mal. Në qendër të historisë janë nënë Shano dhe nënë Mara, të cilat udhëheqin gratë e fshatit në këtë mision.

Në role interpretojnë disa nga emrat më të njohur të kinemasë shqiptare, mes tyre Liza Laska, Margarita Xhepa, Dhimitra Plasari, Rajmonda Bulku, Agim Qirjaqi dhe Guljelm Radoja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MESAZHET QË NUK LËNË GJURMË/ WhatsApp po teston funksionin e ri
Previous article AKSIDENT I RËNDË NË VLORË/ Makina hyn në kryqëzim me semafor të kuq dhe përplas të renë, arratiset nga vendi i ngjarjes

s.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Ndërron jetë në moshën 41-vjeçare aktori dhe regjisori Gjergj Mena Kulturë

E TRISHTË/ Ndërron jetë në moshën 41-vjeçare aktori dhe regjisori Gjergj Mena

KËRKIME ARKEOLOGJIKE NË LIN/ Siti palafit shtrihet në 6 hektarë! Kërkimet të fokusuara te pjesa nënujore, studimet gjeofizike dhe modelimi '3D' Kulturë

KËRKIME ARKEOLOGJIKE NË LIN/ Siti palafit shtrihet në 6 hektarë! Kërkimet të fokusuara te pjesa nënujore, studimet gjeofizike dhe modelimi '3D'

SHTATORJA E TEUTËS ILIRE NË LEZHË/ Vepra u financua nga qytetarët, nismë e gazetarit Marin Mema! Kulturë

SHTATORJA E TEUTËS ILIRE NË LEZHË/ Vepra u financua nga qytetarët, nismë e gazetarit Marin Mema!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT