• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RIKTHIMI NË PD/ Topalli: U ndamë nga pazaret, Kokalarit nuk i kam folur sepse…
Home
Politikë

RIKTHIMI NË PD/ Topalli: U ndamë nga pazaret, Kokalarit nuk i kam folur sepse…

6 May, 2022 s.autor Politikë

Jozefina Topalli ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku foli për Kuvendin e Partisë Demokratike që u mbajt të shtunën.

Topalli tha se ky Kuvend bëri ndarjen e partisë nga “pazaret” dhe nga “biznesi politik”, duke shigjetuar Lulzim Bashën.

“Nuk kam pasur kurajon ta shoh veten sepse isha shumë e emocionuar. Ka edhe një pjesë të historisë personale aty. Është rikthim pas një dekade, në një proces të jashtëzakonshëm dhe unik. Proces që do të studiohet në historinë politike të Shqipërisë.

Kuvendi, nëse Foltorja zgjoi strukturën, Kuvendi bëri ndarjen nga pazaret. Ky Kuvend me rezolutën e tij, u distancua nga bojkoti, nga djegia e mandateve. Në njëfarë mënyrë u kërkoi falje shqiptarëve, për koston dhe dëmin që u ka shkaktuar shqiptarëve. Është pika kur një forcë politike ndahet nga historia e një dekade, që ishte më shumë biznes politik. Ju e quajtët saga, unë do ta quaj proces. Një forcë politike që është dëmtuar aq rëndë, ka nëvojë për një proces, që nuk është as i thjeshtë dhe as i shkurtër. Për gjashtë muaj ka patur aq zhvillime dhe reflektim, sa ka të gjithë probabilitetin, për të hyrë në një fazë tjetër të këtij procesi që do të rizgjojë shpresën dhe besimin”, tha Topalli.

Topalli ka komentuar edhe deklaratën e Evi Kokalarit në një studio televizive, e cila deklaroi se ajo nuk i flet dhe e shmang.

Ajo tha se nuk ka njohje dhe miqësi me Kokalarin.

Ndërsa Belind Këlliçi, deklaroi se Kokalari i ka dhënë një ndihmë të madhe Partisë Demokratike.

Zonja Topalli, Evi Kokalari tha se nuk i flisni asaj dhe i shmangni gratë…

Topalli: Jo. Nuk është ashtu. Nuk kemi miqësi, nuk njihemi.

Çfarë detyre ka Kokalari në PD?

Belind Këlliçi: Asnjë detyrë. Jeton në SHBA dhe është aktiviste e Partisë Republikane.

Deklaratat e Kokalarit përfaqësojnë PD?

Belind Këlliçi: Janë deklaratat e saj, është aktiviste republikane, ka qëndrimet e saj konservatore.

Po me Jozefinën cfarë pati ajo sepse Jozefina tani është në krahun e duhur?

Topalli: Unë jam mësuar aq shumë…

Belind Këlliçi: Evi i ka shërbyer jashtë mase Partisë Demokratike. Ajo ka thënë nuk kam asnjë ambicie për asnjë pozicion.

Arjan Çani: Kam një parandjenjë që kur Berisha të zgjidhet edhe kryetar, Evi do dalë kundër Berishës. Do ti duket sikur e ka lënë pas dore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I KËRKUAR NGA AUTORITETET SPANJOLLE/ Kapet në Tiranë 56-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar (EMRI)
Previous article INTEGRIMI NË BE/ Rama: Jemi peng i një bllokimi mes dy vendeve. Të mos humbasim durimin dhe të tundohemi...

s.autor

Postime të ngjashme

DEBAT NË KUVEND/ Bido sulmon Shehajn: U kujtuat të reagoni me vonesë Politikë

DEBAT NË KUVEND/ Bido sulmon Shehajn: U kujtuat të reagoni me vonesë

"S'KE TURP?" Përplasje e ashpër në Kuvend mes Shehajt dhe nënkryetares Klodiana Spahiu Politikë

"S'KE TURP?" Përplasje e ashpër në Kuvend mes Shehajt dhe nënkryetares Klodiana Spahiu

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Ministri i Mjedisit reagon për deklaratën e BE-së, ja çfarë kërkojnë Politikë

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Ministri i Mjedisit reagon për deklaratën e BE-së, ja çfarë kërkojnë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT