• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INTEGRIMI NË BE/ Rama: Jemi peng i një bllokimi mes dy vendeve. Të mos humbasim durimin dhe të tundohemi…
Home
Politikë

INTEGRIMI NË BE/ Rama: Jemi peng i një bllokimi mes dy vendeve. Të mos humbasim durimin dhe të tundohemi…

6 May, 2022 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në Konferencën e 18-të të Kryetarëve të Parlamenteve të Nismës Adriatike Joniane, foli për ndryshimet që ka pësuar Shqipëria dhe rrugën drejt BE, që ai e cilësoi proces neurotik.

Ai tha se Shqipëria është peng i një bllokimi mes dy vendeve.

“Për herë të parë, unë e di se shumica e pjesëmarrësve në këtë nismë, e keni organizuar një finale europiane të një lloji të caktuar. Por do të doja ta nisja me këtë thjesht për të theksuar faktin se ky eveniment ishte i pamundur të përfytyrohej vite më parë. Dua të shtoj se masa e transformimit tonë në këtë cep të botës pasi dolëm nga përvoja e tmerrshme e diktaturës. Pasqyron shumë masën e barrës sonë më pak bujare me ne. Kësisoj shtegu drejt së ardhmes është i vështirë. Por besoj te shndërrimi që kemi parë te vendi ynë, është i pashembullt kur bëhet fjalë për thellësinë dhe ndikimin real mbi vendet dhe mbi njerëzit. Kemi bërë një rrugë të gjatë, e një rrugë të gjatë kemi përpara këtu në Shqipëri, ku historia na ka diktuar apo na caktoi një izolim të vështirë dhe të spikatur dhe sidoqoftë shkalla e transformimit është e madhe. Siç e shoh unë mundësitë e të sotmes janë po kështu shumë të mëdha. Të shkojmë drejt rrugës së forcimit së ardhmes drejt së shkuarës. Sa më thellë hyn në Ballkan, aq më thellë janë ato. Mësimi i kësaj lufte është i çmuar për të gjithë ne. Është moment i rëndësishëm në historinë tonë për ta bërë gjithçka të mundur për të ecur para për të bërë çdo gjë që mundemi për të forcuar bashkëpunimin tonë në këtë rajon për të ndërtuar sa më shumë ura të reja bashkëpunimi, ndërveprimi, shkëmbimi, midis njerëzve, midis bashkësive të biznesit dhe mes shteteve. Jemi shumë të vegjël në këtë rajon që të kërkojmë një ndryshim që në një periudhë të arsyeshme do i bëjë njerëzit tanë të barabartë në një hapësirë të Europës, por së bashku duke bashkuar forcat nuk jemi kaq të vegjël. Hapësira që mund të krijojmë mund të jetë shumë herë më tërheqëse për aktorët më të mëdhenj që të na shohin si mundësi për ta. Procesi drejt BE është proces neurotik. Shqipëria është peng i një bllokimi, midis fqinjit tonë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Është nga ato situata që BE mund ta krijojë. S’ka libër dhe përvojë dhe ndonjë shpjegim se si mund të trajtohet. Si mund të mbetesh peng i mosmarrëveshjeve mes dy vendeve. Por ja që kështu është- siç thoshte Donald Trump. Duhet të mos humbasim durimin dhe dëshirën për Europën.” tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RIKTHIMI NË PD/ Topalli: U ndamë nga pazaret, Kokalarit nuk i kam folur sepse…
Previous article NEGOCIATAT PËR KODIN ZGJEDHOR/ Gjiknuri: Për vendoret nuk ka mungesa, në parlamentaret e ardhshme duhen disa ndërhyrje

s.autor

Postime të ngjashme

DEBAT NË KUVEND/ Bido sulmon Shehajn: U kujtuat të reagoni me vonesë Politikë

DEBAT NË KUVEND/ Bido sulmon Shehajn: U kujtuat të reagoni me vonesë

"S'KE TURP?" Përplasje e ashpër në Kuvend mes Shehajt dhe nënkryetares Klodiana Spahiu Politikë

"S'KE TURP?" Përplasje e ashpër në Kuvend mes Shehajt dhe nënkryetares Klodiana Spahiu

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Ministri i Mjedisit reagon për deklaratën e BE-së, ja çfarë kërkojnë Politikë

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Ministri i Mjedisit reagon për deklaratën e BE-së, ja çfarë kërkojnë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT