• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“RIKTHIMI I PL, I RËNDËSISHËM”/ Meta: Të hapur për bashkëpunim me Berishën, opozita duhet të dalë me nga një kandidat
Home
Politikë

“RIKTHIMI I PL, I RËNDËSISHËM”/ Meta: Të hapur për bashkëpunim me Berishën, opozita duhet të dalë me nga një kandidat

4 October, 2022 s.autor Politikë

Kryetari i Partisë së Lirisë, në një konferencë për mediat ka përsëritur edhe një herë që partia që ai drejton ka qenë gjithnjë e hapur për fuqizimin e aksionit opozitar. Bashkëpunimi me Partinë Demokratike për këto zgjedhje lokale, u shpreh Meta, do të jetë i hapur, pasi aksioni opozitar sipas tij, është me interes kombëtar.

“Partia e Lirisë ka qenë e hapur për të bashkëpunuar me çdo component opozitar e veçanërisht me PD. PL është e gatshme në çdo moment të fuqizojë aksionin opozitar. Jo si ish-kryetari që e përdorte bashkëpunimin opozitar për interesat e veta, apo për t’i bërë shantazh qeverisë Përballjen e kemi me Edi Ramën dhe dëshiron t’i bashkojë forcat e saj në mënyrën më të hapur dhe konstruktive…Çdo vonesë i jep kohë Edi Ramës që të vjedhë i qetë.”

Sa i përket mënyrës së bashkëpunimit me Partinë Demokratike, kryetari i Partisë së Lirisë tha se në situatën që ndodhet vendi, PL nuk do të vendosë kushte për asnjë lloj bashkie apo për kandidatët.

Megjithatë, Meta theksoi se PL do të luftojë që të dalë forcë e parë në të gjithë Këshillat Bashkiakë të Shqipërisë, e kryesisht në Tiranë. Po ashtu, Ilir Meta theksoi se është e rëndësishme që opozita të dalë me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet lokale të kësaj pranvere.

“Ne luftojmë të dalim forcë e parë në të gjitha këshillat bashkiakë të Shqipërisë, në radhë të parë në Tiranë. Është e drejtë e çdo force politike të arrijë maksimumin e saj. Këshilli Bashkiak i Tiranës do të jetë shumë herë më i rëndësishëm se ai Parlament që akoma i ka ca kërpërata. E dytë në kushtet e ballafaqimit me një regjim mafioz E rëndësishme që opozita të ketë një kandidat në çdo bashki.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBARDHEN DETAJE/ Vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj u porositën të ekzekutonin Arben Mërkurin
Previous article ZBARDHEN EMRAT/ Si funksiononte skema! Kasandër Noga jepte porositë për vrasjet nga Belgjika, “Rrumi” dhe një person tjetër gjenin...

s.autor

Postime të ngjashme

SULMET ME VEZË NË PROTESTË/ Muçi: Nuk kanë ardhur nga ne, janë të flamingove Politikë

SULMET ME VEZË NË PROTESTË/ Muçi: Nuk kanë ardhur nga ne, janë të flamingove

KUVEND/ Manastirliu: Shqipëria më pranë BE-së, do të mbyllim 3 kapitujt e parë të negociatave Politikë

KUVEND/ Manastirliu: Shqipëria më pranë BE-së, do të mbyllim 3 kapitujt e parë të negociatave

MBLIDHET SOT KUVENDI/ Në rend dite veprimtaria e KQZ-së, Bankës së Shqipërisë dhe institucioneve të pavarura Politikë

MBLIDHET SOT KUVENDI/ Në rend dite veprimtaria e KQZ-së, Bankës së Shqipërisë dhe institucioneve të pavarura

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT