• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBARDHEN EMRAT/ Si funksiononte skema! Kasandër Noga jepte porositë për vrasjet nga Belgjika, “Rrumi” dhe një person tjetër gjenin…
Home
Breaking News

ZBARDHEN EMRAT/ Si funksiononte skema! Kasandër Noga jepte porositë për vrasjet nga Belgjika, “Rrumi” dhe një person tjetër gjenin…

4 October, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Panorama.al ka zbardhur emrat e personave të arrestuar dhe shpallur në kërkim në lidhje me skemën e vrasjeve me pagesë për llogari të Kasandër Nogës i cili jepte porositë nga Belgjika.

Nga hetimet ka rezultuar se dy vëllezërit Gentian dhe Indrit Beqiraj janë kontaktuar në periudha të ndryshme kohore nga Kevin Zeneli alias Kevin Suçi dhe Ilirjan Feçi kundrejt shumave nga 50 mijë deri 150 mijë euro për vrasjen në Don Bosko dhe një tjetër vrasje të ndodhur në qytetin e Durrësit.

Për të kryer vrasjen në Don Bosko, dy vëllezërit janë paguar paraprakisht me një shumë prej 6 mijë eurosh. Ata fillimisht kanë siguruar armët e zjarrit, motoçikletat dhe kanë marrë me qira një banesë në afërsi me objektivin. Por sipas policisë pavarësisht planit, dy vëllezërit nuk kanë kryer asnjë veprim aktiv për këtë ngjarje.

Sipas policisë, ka qenë Kevin Zeneli ai që ka qëlluar në drejtim të lokalit në Don Bosko në 4 Janar të këtij viti ku ka mbetur i vrarë Erion Çela që ishte edhe nipi i objektivit kryesor. Plumbat kapën edhe këtë të fundit bashkë me nipin tjetër, vëllain e viktimës duke i lënë të plagosur.

Nga ana tjetër në lidhje me një vrasje të kryer në Durrës, është verifikuar nga ana e policisë se dy vëllezërit kishin krijuar kushtet për finalizimin e saj por ngjarja ende nuk është zbardhur plotësisht duke mbetur pa autor.

Për të dyja ngjarjet porositësi ka qenë Kasandër Noga i cili ka porositur Kevin Zenelin. Ky i fundit ka paguar vëllezërit për krijimin e kushteve, duke mbajtur nën vëzhgim objektivet.

Të arrestuar

Gentjan Beqiraj dhe Indrit Beqiraj

Masë arresti me burg

Ilirjan Feçi- I arrestuar më herët në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë’

Të shpallur në kërkim

Kevin Zeneli alias Kevin Suçi, Agron Bejdolli, Aleksander Laho alias Pellumb Muharremi, Dritan Ferra alias Dritan Muça alias Dritan Prifti, Alban Skonja.

Kasander Noga – i arrestuar në Belgjikë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "RIKTHIMI I PL, I RËNDËSISHËM"/ Meta: Të hapur për bashkëpunim me Berishën, opozita duhet të dalë me nga një kandidat
Previous article TATUAZH NË FYTYRË/ Çfarë po paralajmëron Semi Jaupaj? (FOTO)

s.autor

Postime të ngjashme

SIGURIA NË PLAZHE/ Policia e Vlorës: Zero tolerancë për shkelësit e ligjit! 66 mjete lundruese të bllokuara Aktualitet

SIGURIA NË PLAZHE/ Policia e Vlorës: Zero tolerancë për shkelësit e ligjit! 66 mjete lundruese të bllokuara

SPAK JEP PRETENCËN: Nga 7 vite burg për Fatime Kryemadhin e Ema Çokun dhe 4 vite për Pirro Xhixhon Aktualitet

SPAK JEP PRETENCËN: Nga 7 vite burg për Fatime Kryemadhin e Ema Çokun dhe 4 vite për Pirro Xhixhon

TRAGJIKE/ Aksidenti i rëndë i merr jetën shqiptarit në Itali! U përplas me një makinë teksa drejtonte motoçikletën Aktualitet

TRAGJIKE/ Aksidenti i rëndë i merr jetën shqiptarit në Itali! U përplas me një makinë teksa drejtonte motoçikletën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT