• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“RESPEKTONI GJYKATËN”/ Shasivari për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Ademi shpërthen: Palo-ministër
Home
Rajon

“RESPEKTONI GJYKATËN”/ Shasivari për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Ademi shpërthen: Palo-ministër

13 September, 2026 s.autor Rajon

Deklarata e ministrit të Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, Jeton Shasivari, për procesin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe vendimin e pritshëm më 16 shtator ka shkaktuar reagime të forta në hapësirën politike shqiptare.

Shasivari, përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, kërkoi që vendimi i gjykatës të respektohet, pavarësisht rezultatit, duke theksuar se drejtësia duhet të bazohet vetëm në prova dhe ligj.

“Respektoni gjykatën. Respektoni vendimin. Mbroni integritetin e institucioneve”, shkroi ai, duke shtuar se në proces duhet të respektohen të drejtat e çdo viktime dhe të çdo të akuzuari, pavarësisht përkatësisë etnike.

MESAZH PËR KOSOVËN: DREJTËSIA NUK KA ANË POLITIKE

Më 16 shtator nuk duhet të gjykojë rruga, politika apo emocionet. Do të flasë gjykata.

Dhe çfarëdo që të jetë vendimi, ai duhet të respektohet, me ç’rast palët e kanë të drejtën e ankesës.

Në këtë proces, në qendër duhet të jenë të gjithë personat që pretendojnë se kanë qenë viktima të veprave penale, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike – shqiptarë, serbë, romë apo të tjerë – si dhe të drejtat e çdo të akuzuari.

Për faktet, përgjegjësinë dhe fajësinë mund të vendosë vetëm gjykata, mbi bazën e provave dhe ligjit. Asnjë deklaratë politike nuk mund ta zëvendësojë vlerësimin gjyqësor të provave dhe as të paragjykojë fajësinë apo pafajësinë.

Një Kosovë që synon standardet evropiane nuk mund të zgjedhë cilat viktima do t’i dëgjojë dhe cilat do t’i harrojë. Drejtësia duhet të jetë e barabartë për të gjithë.

Kosova nuk ka nevojë për presion politik mbi drejtësinë. Ka nevojë për besim në drejtësi.

Si Ministër i Drejtësisë, besoj se përgjegjësia institucionale është e qartë: pavarësia e gjyqësorit duhet të garantohet, vendimet gjyqësore duhet të respektohen, ndërsa të drejtat e çdo viktime dhe të çdo të akuzuari duhet të mbrohen në përputhje me ligjin.

Institucionet e Kosovës duhet ta përballojnë këtë moment me qetësi, përgjegjësi dhe maturi shtetërore.

Në një demokraci funksionale, forca e shtetit nuk matet me reagimin ndaj një vendimi, por me aftësinë për ta respektuar ligjin dhe institucionet pikërisht atëherë kur kjo është më e vështirë.

Prandaj, mesazhi im institucional për Kosovën është i thjeshtë:

Respektoni gjykatën. Respektoni vendimin. Mbroni integritetin e institucioneve.

Sepse drejtësia nuk i përket një partie, një qeverie apo një individi.

Drejtësia i përket shtetit dhe të gjithë qytetarëve të tij.

Por deklarata e tij u kundërshtua ashpër nga sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi, i cili e akuzoi Shasivarin se po vendos në të njëjtin plan viktimën dhe agresorin.

“Dje, mbi 100 mijë shqiptarë në Prishtinë kërkuan drejtësi për çlirimtarët: Liri! Sot, një palo-ministër i Drejtësisë, që i thotë vetes shqiptar, barazon viktimën me agresorin”, deklaroi Ademi.

Ai e kritikoi Shasivarin për mesazhin e tij ndaj Kosovës dhe e akuzoi se po relativizon luftën çlirimtare.

“Kosova e di kush vrau dhe kush u vra. Kush pushtoi dhe kush luftoi për liri”, shkroi Ademi, duke e akuzuar ministrin se hesht ndaj qëndrimeve të disa figurave politike në Kosovë, ndërsa kritikon marshimet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Përplasja vjen vetëm pak ditë para 16 shtatorit, kur pritet një vendim i rëndësishëm në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Ndërsa Shasivari kërkon që institucionet dhe qytetarët të respektojnë vendimin e gjykatës, kundërshtarët e tij politikë e shohin deklaratën si një barazim të papranueshëm mes viktimave shqiptare të luftës dhe pretendimeve që lidhen me ish-pjesëtarë të UÇK-së.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEBATE NË TAKIMIN E RAMËS NË BERAT/ Egla Ceno tregon përplasjen: Më tha të dilja jashtë!
Previous article "LUFTË" FENELINAVE TË ABUZUESVE/ Urdhri i ri për policët dhe zyrtarët që hiqen si të privilegjuar

s.autor

Postime të ngjashme

KOSOVA BËHET ME QEVERI TË RE/ Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt, por sa do zgjasë Rajon

KOSOVA BËHET ME QEVERI TË RE/ Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt, por sa do zgjasë

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit Rajon

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit

SKANDAL NË SERBI/ Nderohet Ratko Mladic para Partizani Beogradit-Crvena Zvezda, mbahet një minutë heshtje Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Nderohet Ratko Mladic para Partizani Beogradit-Crvena Zvezda, mbahet një minutë heshtje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT