• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RAPORTI TRONDITËS: Virusi mund të evoluojë dhe t’u rezistojë vaksinave
Home
Jetë

RAPORTI TRONDITËS: Virusi mund të evoluojë dhe t’u rezistojë vaksinave

4 August, 2021 s.autor Jetë

Shkencëtarët në Britani kanë ngritur mundësinë e një lufte të përjetshme ndaj koronavirusit duke thënë se çrrënjosja e virusit “nuk ka gjasa të ndodhë”. Ata paralajmërojnë se “gjithmonë do të ketë variante”. Shkencëtarët shpresojnë që virusi të evoluojë në një formë që shkakton “sëmundje shumë më pak të rënda”. Masat parandaluese dhe kufizimet do të jenë të nevojshme ndërkohë që ekziston një “mundësi reale” që të shfaqen variante rezistente ndaj vaksinave.

Në një raport të publikuar nga Grupi Këshillimor Shkencor i Britanisë për Emergjencat, shkencëtarët nuk përjashtojnë mundësinë e shfaqjes së një varianti të ri, që të ketë nivelin e vdekshmërisë së MERS-it, një koronavirus tjetër, i cili ka një shkallë të lartë vdekjesh prej 35%. Politikanët e opozitës në Britani janë ankuar se raporti mbi evoluimin është nxjerrë pa zhurmë dhe fshehurazi nga qeveria për të shmangur publicitetin në mënyrë që të mos minohej besimi i publikut në lehtësimin e kufizimeve të pandemisë dhe hapjen e kufijve të vendit për vizitorët nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

“Ky raport duhet të kishte shkaktuar valë tronditëse në qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar,” u tha gazetarëve Philippa Whitford, një ligjvënëse nacionaliste skoceze dhe nënkryetare e një grupi parlamentar të të gjitha partive mbi pandeminë”. “Rekomandimet dhe komentet e bëra nga SAGE sjellin realitetin e qartë – se ne ende nuk e kemi “mposhtur” këtë virus”, shtoi Whitford, një kirurge me profesion

Në raport, shkencëtarët thonë se mundësia që një variant i ri t’u rezistojë vaksinave aktuale, është “pothuajse e sigurt” që do të ndodhë. Frika më e madhe e grupit SAGE janë ndryshimet e vogla në gjenet e virusit që mund të çojnë në ndryshime në proteinat e tij sipërfaqësore. Shumica e vaksinave që përdoren tani kanë si objektiv proteinat sipërfaqësore të koronavirusit. Shkencëtarët gjithashtu shqetësohen për mundësinë e rikombinimit të varianteve për t’u bërë më ngjitëse.

Raporti ka tërhequr vëmendjen e qeverive në Evropë dhe zyrtarët në Berlin thonë se ai luajti rol në vendimin e shpallur të hënën nga qeveria gjermane për të ofruar vaksina përforcuese tek njerëzit që konsiderohen të rrezikuar nga COVID-19.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RIKTHEHET LOCK-DOWN NË WUHAN/ Qyteti kinez ku doli koronavirusi po shqyrton ribllokimin total
Previous article ZJARRET NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: Në operacione janë përfshirë mbi 500 efektivë të FA

s.autor

Postime të ngjashme

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes Jetë

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël Jetë

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe… Jetë

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT