• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PSE U “ÇMEND” ITALIA/ Gabriel Garko pranon se është GAY dhe skandali i…
Home
Jetë

PSE U “ÇMEND” ITALIA/ Gabriel Garko pranon se është GAY dhe skandali i…

26 September, 2020 F.autor Jetë

Emri i producentit Alberto Tarallo është kudo në mediat italiane. Ai po cilësohet si “Lucifer” ose “Djalli i portës së Ares”, duke iu referuar kompanisë së tij AresFilm.

Skandali mediatik! Nga Gabriel Garko, shantazhet te vetëvrasja: Për

ADUA DEL VESCO DHE MASSIMILIANO MORRA

Çfarë u tha në Grande Fratello VIP

Aktorja Adua Del Vesco gjatë një bisede me aktorin Massimiliano Morra, të dy konkurrentë në “Grande Fratello VIP”, tregoi për përvoja traumatike në të kaluarën. Në një pjesë ajo përmend buzëqeshjen karakteristike të Tarallo-s dhe thotë: “Ishte një kohë kur e shihja në ëndërr, ai më përqafonte me atë buzëqeshjen e tij dhe më ngulte thika në shpinë.”

Skandali mediatik! Nga Gabriel Garko, shantazhet te vetëvrasja: Për

Detajet u bënë më shokuese kur të dy përmendën ndarjen nga jeta të skenaristit Teodosio Losito, i cili kreu vetëvrasje në janar të 2019-s. Losito ishte partner në biznes dhe në jetë me Alberto Tarallo-n.

Skandali mediatik! Nga Gabriel Garko, shantazhet te vetëvrasja: Për

ALBERTO TARALLO DHE TEODOSIO LOSITO

Teksa bisedojnë, Morra dhe Del Besco thonë se kanë dëgjuar hipoteza të ndryshme dhe nuk mendojnë se është vetëvrasje e mirëfilltë. Adua shton se më tepër se vetëvrasje, është “nxitje për vetëvrasje”.

Çfarë dihet për Alberto Tarallo-n

I lindur në vitin 1953, Alberto Tarallo deputoi në ekran në vitin 1973 në “Rugantino” ku luante rolin e një modeli që pozonte për një skulptor. Më vonë, ai u bë i njohur në rolin e “transvestitit*” të cilin e paraqiti në disa filma.

*Shënim shpjegues për termin “transvestit”: Transvestizmi është praktikë e veshjes dhe sjelljes në një stil që tradicionalisht lidhet me gjininë e kundërt. Në disa kultura, transvestizmi praktikohet për arsye fetare, tradicionale dhe ceremoniale. Megjithatë në rrjedhën historike, personat transgjinorë u quajtën transvestitë dhe u panë si njerëz me çrregullime mendore, ndaj termi u bë diskriminues. Në ditët e sotme, personave që vishen si gjinia e kundërt për arsye artistike, fetare, ceremoniale etj. u referohemi si “cross-dresser”.

Skandali mediatik! Nga Gabriel Garko, shantazhet te vetëvrasja: Për

Tarallo drejtoi L’Alibi, një klub historik homoseksualësh në Romë për pak kohë. Në vitet ’80 nisi të merrej me prodhimet televizive dhe më pas u bë agjent.

Tarallo njihet si themeluesi i AresFilm, një kompani produksioni e cila dështoi dhe u mbyll në fillim të vitit 2020. Me AresFilm janë të lidhur disa prodhime të suksesshme italiane, si “Il Bello delle Donne”, “L’Onore e il Rispetto”, “Il Peccato e la Vergogna”, “Furore: Il vento della speranza e Pupetta”. Falë agjencisë Tarallo, disa aktorë fituan popullaritet, duke përfshirë Gabriel Garko, Eva Grimaldi dhe Manuela Arcuri.

Çfarë po thuhet në rrjet

Fill pas kësaj, nëpër media të ndryshme italiane, producenti po cilësohet si Lucifer (djalli), i cili detyronte aktorët që menaxhonte të vepronin siç ai i urdhëronte, në të kundërt përballeshin me kërcënime dhe pasoja të rënda. Nëpër artikuj të mëparshëm, të sjellë në vëmendje tani, ai cilësohet si “njeri inteligjent dhe i paskrupullt”. Çfarë e bën akoma më të dyshimtë situatën, aktori Gabriel Garko, që menaxhohej më parë nga AresFilm, deklaroi tërthorazi se është gay. Pak kohë më parë, ai deklaroi edhe moshën e vërtetë. Kujtojmë se raporti i tij me Eva Grimaldi-n ka qenë një nga historitë më të përfolura në showbizin italian. Dje, Garko deklaroi që është gay, ndërkohë që në maj të një viti më parë, Eva u martua me partneren e saj, aktivisten Imma Battaglia.

Të intervistuara nga Dagospia, edhe aktore të tjera si Nancy Brilli dhe Giuliana De Sio kanë konfirmuar mjedisin toksik që mbizotëronte në AresFilm. Të dyja thanë se u këshilluan nga kompania që të mashtronin duke u hequr sikur fejoheshin me aktorë të njohur.

Skandali mediatik! Nga Gabriel Garko, shantazhet te vetëvrasja: Për

NANCY BRILLI
Skandali mediatik! Nga Gabriel Garko, shantazhet te vetëvrasja: Për

GIULIANA DE SIO

Një tjetër detaj shokues

Ndër të tjera, thuhet se aktorët Adua dhe Massimiliano, si shumë të tjerë, kanë qenë pjesë e një sekti ku shumë personazhe të njohur janë përfshirë dhe historia pretendohet se ka dalë padashje nga Mediaset, gjë që i detyroi të “fusnin në lojë” Gabriel Garko-n në mënyrë që vëmendja të përqëndrohej diku tjetër.

Referuar shumë komenteve online, “homoseksualiteti i Gabriel Garko-s nuk ishte diçka që nuk dihej”, ndaj në këtë rast thjesht u përdor. “Aktrimi më i keq që kam parë”, “I bukur ky episod i ‘L’onore e il rispetto'”, “Kush është ai që qan pa lot?” janë disa prej komenteve që ironizojnë fjalimin e aktorit duke e cilësuar si gënjeshtër mediatike.

Aktori Lorenzo Crespi postoi në Twitter duke thënë se “Adua ka një histori të trishtë, të tmerrshme, të vërtetë” e cila përfshin shumë njerëz, që nga vitet ’80.

Ç’pritet të ndodhë

Mediat sugjerojnë nisjen e një hetimi ndaj producentit dhe sektit në fjalë dhe ndërkohë pritet që moderatori Alfonso Signorini të thellohet më shumë te historitë e Del Vesco-s dhe Massimiliano Morra-s, aktorët që nëpër rrjet po cilësohen si “ata që prishën paktin e heshtjes”. Por kjo mund edhe të mos ndodhë.

– Për realizimin e artikullit u përdorën pjesërisht informacione nga Vanity Fair Italia, Rolling Stones Italia, Il Fatto Quotidiano, Dagospia, Donna Pop dhe komentet në @trash_italiano. /Revista Anabel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRKEQEËSIMI I MOTIT/ Përmbytet nënkalimi në Fushë Mamurras, automjetet detyrohen të...
Previous article FITORE SPEKTAKOLARE/ Atalanta tregon muskujt ndaj Torinos, rikthim emocionues i Pasalic në fushë

F.autor

Postime të ngjashme

JEPET NOBELI NË KIMI/ Fitojnë shkencëtarët e asimetrisë: Barna, parfume dhe materiale të tjera Jetë

JEPET NOBELI NË KIMI/ Fitojnë shkencëtarët e asimetrisë: Barna, parfume dhe materiale të tjera

TRAGJEDI/ Digjet banesa, flakët marrin jetën e nënës dhe tre fëmijëve, dyshohet se gjithçka nisi nga një... Jetë

TRAGJEDI/ Digjet banesa, flakët marrin jetën e nënës dhe tre fëmijëve, dyshohet se gjithçka nisi nga një...

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes Jetë

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT