Nënkalimi në Fushë Mamurras është kthyer në një lum duke vështirësuar kalimin e automjeteve.
Ka mjaftuar pak minuta reshje shiu me intensitet të lartë që nënkalimi në Fushë Mamurras të mbushet me ujë dhe për pasojë të krijohet vështirësi në lëvizjen e automjeteve.
Kjo situatë është e vazhdueshme në autostradën Milot- Thumanë pranë nënkalimit në Fushë Mamurras, ndërsa drejtuesit e automjeteve të vogla detyrohen të përshkojnë rrugë dytësore ose të rikthehen nga kanë ardhur.