Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas protestës që ka zhvilluar biznesi i vogël në qytetet kryesore të vendit duke ulur qepenat për një orë në shenjë protestë kundër futjes së skemës së TVSH. Përmes një postimi në Facebook, Vasili thotë se qeveria po asgjëson biznesin e vogël për llogari të oligarkëve dhe për të larguar shqiptarët. Sipas Vasilit, sot mbyllja e qepenave të biznesit të vogël është shuarja e ëndrrës se qeverise për t’i larguar shqiptarët, pasi sipas tij ata do qëndrojnë në vendin e tyre.
Statusi i plotë:
Qeveria asgjëson biznesin e vogël per llogari te oligarkëve dhe për ti përzënë shqiptaret nga atdheu.
Qeverise ja tha shume qarte FMN,qe nuk duhet ta aplikoje TVSH per bisnesin e vogel.
Por qeveria e perbuz edhe FMN pasi eshte koke e kembe ne sherbim te oligarkeve.
Eshte e qarte si dita e diellit se falimentimi dhe mbyllja masive e bisnesit te vogel behet qe te fitojne oligarket dhe supermarketet e tyre.
Qeveria e ve TVSH per bisnesin e vogel edhe qe te justifikoje koncesionin e perpunimit te te dhenave ku do te grabise miliona euro te tjera nga xhepat e njerezve te thjeshte.
Qeveria duke falimentuar mijra bisnese e duke i lene ne mes te kater rrugeve jeteson strategjine e zbrazjes se vendit nga shqiptaret pasi keta mijra njerez pa pune e pa buke u mbetet vetem emigracioni si mundesi per te mbijetuar.
Qeveria antishqiptare kerkon nje Shqiperi pa shqiptare qe te vjedhe e qete dhe askush te mund ta kundershtoje.
Sot mbyllja e qepenave te bisnesit te vogel eshte shuarja e endrres se qeverise per ti larguar shqiptaret, pasi shqiptaret e femijet e tyre do te jetojne ketu, kurseqeveria antipopull do te ike nga syte kembet.


