Në mesin e bizneseve të vogla që këtë të martë mbyllën për një orë qepenat kundër skemës së re që ka ulur pragun e TVSH-së nga 5 milionë në 2 milionë lekë, ka edhe nga ata që mund ta përballojnë taksën e TVSH-së.
Por kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për të mbështetur kauzën e tregtarëve që sot bënë një veprim masiv kundër qeverisë se Edi Ramës, në disa qytete të ndryshme në Shqipëri, e kryesisht në Tiranë.
“Jemi solidarë. Nuk mund të jemi grevë-thyes”, lexohet në një letër të ngjitur në derën e një dyqani, i cili ashtu siç bënë me qindra biznese, mbylli derën në shenjë solidariteti me protestën.


