• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PROCESI I RIVLERËSIMIT/ Struktura e RE e Arta Markut: Ja çfarë do të NDRYSHOJË
Home
Aktualitet
Drejtësi

PROCESI I RIVLERËSIMIT/ Struktura e RE e Arta Markut: Ja çfarë do të NDRYSHOJË

24 January, 2018 g.autor Aktualitet, Drejtësi

Kryeprokurorja Arta Marku ka zhvilluar një takim me Prokurorët dhe Drejtorët.

Në këtë mbledhje Marku theksoi se i gjithë procesi i ‘Rivlerësimit’ do të jetë kyç në ecurinë e punës së Prokurorisë së Përgjithshme në vend.

Tashmë institucioni i drejtësisë i drejtuar nga Marku ka bërë një sërë ndryshimesh edhe në strukturë.

Kjo vihet re edhe në njoftimin zyrtar të Prokurorisë së Përgjithshme.

  • NJOFTIMI I PROKURORISË SË PËRGJITHSHME

Prokurori i Përgjithshëm, znj.Arta Marku paraqiti ndryshimet në strukturën e Prokurorisë së Përgjithshme. Zonja Marku zhvilloi një takim pune me prokurorët dhe drejtorët.

Ndryshimet janë kryer pas këshillimeve me drejtorët e Drejtorive dhe përputhshmërisht në zbatim të paketës së re të Reformës në Drejtësi.

Gjithashtu ndryshimet janë bërë mbështetur në rregullimin e veprimtarisë së prokurorisë nga kjo reformë, sipas dispozitave kalimtare të Ligjit 97/ 2016 “Për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve”.

Angazhimi tërësor dha sukses, kryesisht në ngritjen në rang drejtorie të Ndihmës për Subjektet e Posaçme, Mbrojtjes së Dëshmitarëve, Inspektimit, Studimeve dhe Projekteve.

Në këtë drejtori, sektori i hetimit disiplinor, krijohet pas thuajse një viti si risi dhe në përputhje me kërkesën e posaçme të dispozitave kalimtare të Ligjit 97/ 2016, neni 160, pika 5.

Prokurori i Përgjithshëm, znj.Arta Marku theksoi se kjo drejtori, do të ofrojë kapacitetet më të mira në funksion të hulumtimit të problematikave gjatë zbatimit të ligjit në prokuroritë e juridiksionit të zakonshëm.

Kjo drejtori do të reflektojë gjithashtu udhëzimet me karakter të përgjithshëm të Kryeprokurorit, elaburimin e fushave ku mund të ndërtohen projekte të së ardhmes së prokurorisë, në funksion të përmirësimit të vazhdueshëm të burimeve të prokurorisë.

Në përputhje me të drejtën e informimit publik dhe rolin e pazëvendësueshëm të medias, saktësojmë ndryshimet në strukturën e re të Prokurorisë së Përgjithshme:

1-Drejtoria Gjyqësore;

2-Drejtoria e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë dhe Verifikimit të Integritetit të Personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike;

3-Drejtoria e Përgjimeve të Telekomunikimit dhe Marrëdhënieve me Shërbimet Informative;

4-Drejtoria e Ndihmës për Subjektet e Posaçme, Mbrojtjes së Dëshmitarëve, Inspektimit, Studimeve dhe Projekteve;

5-Drejtoria e Teknologjisë, Informacionit dhe Ekspertizës Kibernetike.

6-Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse.

Në mbledhje u prezantua edhe Kabineti i Prokurorit të Përgjithshëm.

“Trupa e prokurorëve ndodhet përpara procesit historik të rivlerësimit për vetë prokurorët dhe tërë sistemin e drejtësisë. Mbështetje të vendosur për çdo prokuror për të vazhduar me përkushtim ushtrimin e funksioneve, që procesin e rivlerësimit ta shohin jo si ndëshkim, por si mundësi për dinjitet, reputacion për vete dhe institucionin. Ky proces është i domosdoshëm për të përmirësuar problematikat e të shkuarës dhe për të vazhduar me forcë përpara në shërbim të interesave madhore të përbashkëta” – tha Prokurori i Përgjithshëm, znj.Arta Marku.

Bashkarisht, zonja Marku çmoi me bindje mundësimin e përparimit të vazhdueshëm të prokurorisë në garantim të zbatimit të ligjit dhe përmbushjen e misionit të saj kushtetues.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ajo vishej bukur dhe kjo punë ka marrë fund! Aktorja që i ka paraprirë modës vite më parë (FOTO)
Previous article VRASJA MAKABËR NË VLORË/ Detajet e plota të Policisë. Roli i familjarëve dhe si u përjashtua "grabitja" nga pistat

g.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT