• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Koleksione
  • Personazhe
  • Stil
  • Tendence
Ajo vishej bukur dhe kjo punë ka marrë fund! Aktorja që i ka paraprirë modës vite më parë (FOTO)
Home
Modë
Personazhe

Ajo vishej bukur dhe kjo punë ka marrë fund! Aktorja që i ka paraprirë modës vite më parë (FOTO)

24 January, 2018 k.autor Modë, Personazhe

Besoj se të gjithë i njohim rolet e saj në shumë nga teatrot dhe filmat më në zë të kohës. Nuk e di për ju, por mua më pëlqen shumë look-u që ka tek “Pallati 176”, me flokët gjysmë të ondëzuar dhe xhaketa sportive me xhepa tek mëngët, e cila ka bërë mjaftueshëm zhurmë në atë kohë. Duket që filmat paskan patur një ndikim më të madh se sa çdo gjë tjetër. Edhe pse dyshoj nëse ka patur javë mode apo sfilata. Ishte më e thjeshtë të imitohej veshja e një personazhi filmash, se sa të krijoje diçka të re nga fillimi. Nuk ka ndryshuar shumë edhe sot, përveç fokusit, të tjerat thuajse janë njësoj. Shohim dikë të veshur bukur dhe rendim diku që ta realizojmë të njëjtën veshje, mundësisht me kosto më të ulët.

(Pallati 176, Eva Alikaj)
Personalisht ky fustani blu cerulean, me mëngë voluminoze dhe detaje në bust është i preferuari im. Supozoj se materiali duket jersey në pambuk, i cili është ideali për pranverë apo vjeshtë. Koleksionet e vjeshtë/dimër `17-`18 janë bazuar në flutura, pala, detaje voluminoze dhe ngjyra dominante.

(Eva Alikaj, foto nga Youtube)

(Eva Alikaj, foto nga Youtube)
Këto syzet oversize optike unë do i mbaja dhe sot. Besoj dhe jam e sigurt që për kohën kanë qenë mjaft të përparuara si formë. Pastaj fustani gingham me rozë dhe të bardhë nuk ka nevojë për koment, përveç faktit se mund të vishet ende edhe sot.

(Eva Alikaj, foto nga Youtube)

(Eva Alikaj, foto nga Youtube)
Dobësia e Evës për pallto dhe pardesy të mirëstrukturuara është e dukshme thuajse në çdo film apo teatër. Ka eksperimentuar si me prerjet në bel po ashtu dhe me “box”, ose prerje kuadrat. E bukura është se në një intervistë të dhënë pak kohë më parë ajo sqaron se të gjitha veshjet janë nga gardëroba e saj. Ndoshta një ditë duhet ta vizitoj me imtësi nga afër.

(Eva Alikaj, foto nga Youtube)

(Eva Alikaj, foto nga Youtube)

(Eva Alikaj, foto nga Youtube)
Dihet që në vitet `50-`80 fundet me flutura dhe pala u bënë kryefjalë të veshjeve të paradites. Ishin kaq komode dhe me stil sa mund t`i vishje kudo, edhe në punë. Por mënyra se si kombinoheshin ishte tërësisht personale dhe e veçantë për gjithsecilën. Eva ka preferuar ta kombinojë të kuqen me të bardhë (edhe pse shumica do e vishnin me të zezë). Ndoshta duhet të mësojmë pak më tepër për vajzat që kanë personifikuar modën në vitet `80 përpara se të hapim instagramin./Tiranapost.al

(Eva Alikaj, foto nga Youtube)

(Eva Alikaj, foto nga Youtube)

(Eva Alikaj, foto nga Youtube)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRENARIA E KOSOVËS/ Kelmendi "mposhtet" në rang botëror nga xhudistët Krasniqi dhe Gjakova
Previous article PROCESI I RIVLERËSIMIT/ Struktura e RE e Arta Markut: Ja çfarë do të NDRYSHOJË

k.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Nga u frymëzua Dua Lipa për look-un e nusërisë? Modë

PAMJET/ Nga u frymëzua Dua Lipa për look-un e nusërisë?

NDIQNI STILIN/ Ky detaj i vogël mode i bën rrobat bazike të duken më të veçanta, me zero mundim Modë

NDIQNI STILIN/ Ky detaj i vogël mode i bën rrobat bazike të duken më të veçanta, me zero mundim

DO I ADHURONI! Këto 6 trende aksesorësh për vitin 2026 i shtojnë një element freskie çdo veshjeje Modë

DO I ADHURONI! Këto 6 trende aksesorësh për vitin 2026 i shtojnë një element freskie çdo veshjeje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT