• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Policia u përlesh me protestuesit”. Protesta e opozitës në syrin e New York Times
Home
Shqipëri

“Policia u përlesh me protestuesit”. Protesta e opozitës në syrin e New York Times

18 December, 2017 k.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Policia shqiptare u përlesh me mbështetësit e opozitës të cilët u përpoqën të hyjnë me forcë në parlament për të ndaluar votimin për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm të hënën, shkruan New York Times.

Rreth 3,000 protestues, duke mbajtur flamuj të BE-së dhe SHBA-së dhe me slogane anti-qeveritare u mblodhën jashtë godinës së Parlamentit për të dënuar zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm, të cilën e quajnë anti-kushtetuese. Policia shtyu protestuesit pasi ata thyen kordonin e parë të sigurisë jashtë parlamentit ndërsa demonstruesit hodhën tymuese në drejtim të forcave të policisë. Sipas raportimeve të mediave vendase, disa protestues kanë mbetur të plagosur gjatë përleshjeve. Ligjvënësit e opozitës gjithashtu hodhën tymuese brenda parlamentit por legjislatorët qeverisës arritën të votonin dhe të zgjidhnin Arta Markun si kryeprokurore me 69 vota nga Partia Socialiste në pushtet. Dy deputetë votuan kundër emërimit dhe dy të tjerë abstenuan ndërsa opozita bojkotoi votimin. Edhe ceremonia e shkurtër e betimit të Arta Markut pas votimit u mbajt nën një re tymi. “Ky është fillimi i kryengritjes popullore” tha Lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha para përfundimit të protestës por pa dhënë shpjegime se si do vazhdonte kjo kryengritje, shkruan New York Times. Ish lideri demokrat Sali Berisha gjithashtu përmendi “djegien e mandateve të deputetvë” megjithëse nuk sqaroi se si do arrihej kjo gjë.

Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm mbështetet nga Bashkimi Europian dhe SHBA të cilët kanë ndihmuar Shqipërinë në draftin e reformave të drejtësisë të cilat tashmë kanë filluar por një komision i përhershëm për emërimin e Kryeprokurorit nuk është formuar akoma.

Opozita shqiptare – e përbërë nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim- deklaron se parlamenti nuk ka të drejtë të zgjedhë një Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm dhe duhet të presë për krijimin e komisionit për të zgjedhur kreun e prokurorisë. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaroi se komisioni do të krijohet në javët e ardhshme por se “një institucion kaq i rëndësishëm si zyra e prokurorit të përgjithshëm nuk mund të mbetet bosh as edhe një ditë.”. Socialistët gjithashtu bazojnë vendimin e tyre për të zgjedhur një kryeprokuror të përkohshëm në një interpretim të Kushtetutës së vendit që ata kërkuan dhe morën nga misionet e asistencës ligjore të BE-së dhe SHBA-së në Shqipëri.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTO/ Jo siç jemi mësuar. A janë këto fytyrat e ardhshme të modës?
Previous article Këngëtari shqiptar që po bën bujë në Itali, tani në bashkëpunim me artistë të mëdhenj (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

I KËRKUAR PREJ VITIT 2017/ Zbardhet e kaluara kriminale e Violand Braçellarit, 43-vjeçarit që vrau efektivin e Policisë Aktualitet

I KËRKUAR PREJ VITIT 2017/ Zbardhet e kaluara kriminale e Violand Braçellarit, 43-vjeçarit që vrau efektivin e Policisë

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show Politikë

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

VRASJA E POLICIT/ Koçiu: Humbje e madhe për Policinë e Shtetit, sulme të tilla të papranueshme Politikë

VRASJA E POLICIT/ Koçiu: Humbje e madhe për Policinë e Shtetit, sulme të tilla të papranueshme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT