• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
Këngëtari shqiptar që po bën bujë në Itali, tani në bashkëpunim me artistë të mëdhenj (FOTO)
Home
Kulturë
Muzikë

Këngëtari shqiptar që po bën bujë në Itali, tani në bashkëpunim me artistë të mëdhenj (FOTO)

18 December, 2017 g.autor Kulturë, Muzikë

Këngëtari shqiptar Ermal Meta do të marrë pjesë në edicionin e 68-të të Festivalit të Sanremos me këngën “Non mi avete fatto niente”.

Meta, sipas ATSH-së, do të garojë me këngëtarët më të mëdhenj të muzikës italiane, në kategorinë Big në skenën e Teatrit Ariston.

Në një postim në rrjetin social Facebook, këngëtari shkruan “fillon një udhëtim i ri, do të jetë shumë i bukur”.

Kënga që do të prezantojë në Sanremo “Non mi avete fatto niente”, do të jetë një duet me Fabricio Moro.

Ky lajm vjen në fund të 2017, pas një viti të suksesshëm të artistit me origjinë shqiptare pas çmimeve në Sanremo, ku doli me dy trofe, çmimin e Kritikës Mia Martina dhe vendin e tretë. Pas Sanremos mbërriti edhe suksesi i albumit “Vietato Morire”, ( ku përfshihen edhe këngët “Paradiso Girl”, “Voodoo Love” dhe “Little Soul” kënduar me Elisa, si dhe turnetë, i pari ai italiani dhe pastaj ai ndërkombëtari, gjithmonë me Radio 105 në krah të tij, në çdo fazë si radio zyrtare.

Kënga “Vietato Morrire”, e kënduar prej tij në edicionin e kaluar të Sanremos, pati një sukses të madh.

“Kënga tregon një histori, që do të më pëlqente të bëhej një manifestim i mosbindjes. Nuk flet për dhunën, por për mosbindjen tek dhuna vetë. është një mënyrë për të thënë që ndoshta është dera për të mbërritur tek lumturia dhe qetësia. Kjo këngë do të thotë duaje jetën tënde dhe të tjerët, bëj si të duash ti”, shprehej këngëtari.

Kjo është pjesëmarrja e tretë në Festival, përveç edicionit të 2017, ai ishte në garë edhe në Propozimet e reja në 2016.

Ermal Meta 13 vite më parë u largua nga Shqipëria për në Itali. Ai ka qenë anëtar i grupit muzikor italian “Ameba4” dhe “La Fame di Camilla”. Pasi kompozoi këngë për disa artistë italianë, ai filloi karrierën e tij solo, duke nxjerrë edhe albumet Umano (2016) dhe Vietato morire (2017).

Disa javë më parë këngëtari shqiptar rrëmbeu çmimin ‘MTV Europe Music Awards’./ syri

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Policia u përlesh me protestuesit". Protesta e opozitës në syrin e New York Times
Previous article Ju kujtohet "Njerëz dhe Fate"? Zbuloni lajmin e mirë për serialin më të dashur shqiptar

g.autor

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT