Tensione janë regjistruar përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë, ku protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të godinës së institucionit.
Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së 13-të të revoltës studentore, ndërsa studentë, të rinj dhe qytetarë janë mbledhur sërish për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Protesta nisi me grumbullimin e pjesëmarrësve përpara Ministrisë së Arsimit, ndërsa më pas situata u tensionua me hedhjen e gurëve drejt godinës.
Tubimi i sotëm zhvillohet pas përplasjeve të një dite më parë mes protestuesve dhe forcave të rendit, gjatë të cilave u plagos rëndë në sy edhe 28-vjeçari Erjon Vishkulli, i goditur nga një plumb gome.


