• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
POLICIA SHËNJESTRON PASURINË E KRIMIT/ Tre “të fortëve” në Fier i sekuestrohen 200 mijë euro makina e apartamente
Home
Aktualitet
Kronikë

POLICIA SHËNJESTRON PASURINË E KRIMIT/ Tre “të fortëve” në Fier i sekuestrohen 200 mijë euro makina e apartamente

10 August, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Fierit konfiskon katër apartamente dhe 1 automjet me vlerë tregu 200 mijë euro, që dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale e tre shtetasve, në fushën e shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie.

Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për vendosjen e konfiskimit të katër apartamenteve dhe 1 automjeti, konkretisht:

– një apartament në lagjen nr. 13, Durrës, në pronësi të shtetasit Ç. A., 37 vjeç, banues në Kraps, Fier.

– dy apartamente në lagjen nr. 13, Durrës, në pronësi të shtetasit K. L., 32 vjeç, banues në Banaj, Fier.

– një apartament në lagjen nr. 13, Durrës dhe automjeti tip “Volksëagen” në pronësi të shtetasit M. H., 29 vjeç, banues në Frakull, Fier.

Konfiskimi u krye për llogari të procedimit pasuror të filluar për këta shtetas, pasi janë subjekt i ligjit “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.

Apartamentet e konfiskuara dyshohet se janë përftuar nga shtetasit e mësipërm nëpërmjet veprimtarisë kriminale në shtetin grek, ku këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, në datën 02.05.2011, kanë rrëmbyer një shtetas grek, pronar i një shoqërie tregtare private, me qëllim përfitimi dhe u kanë marrë familjarëve të tij shumën 1 milion e 300 mijë euro.

Vijojnë hetimet intensive për evidentimin e pasurive të tjera që mund të jenë në emër të këtyre shtetasve, familjarëve apo dhe të personave të tjerë të lidhur me ta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANIJET TURKE LËSHOHEN TË ARMATOSURA NË EGJE/ Pse ekspertët i tremben një konflikti real me Greqinë
Previous article I PREKUR NGA TËRMETI I NËTORIT/ Banori zë ngushtë Bashën: Ke ardhur me shumë vonesë, s'je afër popullit

s.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRUAN RRITJE DRASTIKE TË ÇMIMIT/ Ministria e Financave: Transporti urban nuk ka detyrim për pagesat me kartë Aktualitet

PARALAJMËRUAN RRITJE DRASTIKE TË ÇMIMIT/ Ministria e Financave: Transporti urban nuk ka detyrim për pagesat me kartë

AKSIDENTI TRAGJIK NË LEZHË/ Publikohet FOTO e viktimës, ishte duke udhëtuar me familjarët Aktualitet

AKSIDENTI TRAGJIK NË LEZHË/ Publikohet FOTO e viktimës, ishte duke udhëtuar me familjarët

E ZURI GJUMI NË TIMON DHE U PËRPLAS ME KAMION/ DETAJE nga aksidenti FATAL në Lezhë Aktualitet

E ZURI GJUMI NË TIMON DHE U PËRPLAS ME KAMION/ DETAJE nga aksidenti FATAL në Lezhë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT