• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ANIJET TURKE LËSHOHEN TË ARMATOSURA NË EGJE/ Pse ekspertët i tremben një konflikti real me Greqinë
Home
Nderkombetare

ANIJET TURKE LËSHOHEN TË ARMATOSURA NË EGJE/ Pse ekspertët i tremben një konflikti real me Greqinë

10 August, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Turqia ka nxjerrë sërish në Egje anijën e madhe të kërkimit të naftës dhe gazit, “Oruç Reis”.

Anija u nis sot nga porti i Antalias për në zonën e kontestuar detare mes Rodosit me qëllim vijimin e kërkimeve në det.

Më herët, anija ishte urdhëruar të tërhiqej në port pas ndërhyrjes së Gjermanisë për të ulur tensiones mes Greqisë dhe Turqisë.

Megjithatë, duket se turqit nuk e kanë honepsur marrëveshjen e fundit mes Egjiptit dhe Greqisë për demarkacionin e hapësirës detare mes tyre në Mesdhe duke reaguar ashpër.

Marrveshja e demarkacionit mes Greqise dhe Egjiptit
Më herët, Presidenti Erdogan u shpreh se Turqia nuk e njeh një marrëveshje të tillë pasi mes Egjiptit dhe Greqisë nuk ekziston një kufi detar, ndërsa theksoi se tani do të vijonin kërkimet përmes anijeve të tyre në zonën e kontestuar detare.

Zona ku do te kryeje kerkime anija turke
Turqia ka njoftuar se do të kryejë një stërvitje detare me zjarr real në të njëjtën zonë ku do të bëjë kërkime anija “Oruç Reis” duke bërë kështu që të mbulojë për disa ditë aktivitetin e saj me anije ushtarake.

Situata në Egjeun Lindor konsiderohet problematike dhe rrezikon që të shpërthejë pasi sipas ekspertëve, problemet ekonomike dhe politike në Turqi mund të bëjnë që politikanët atje të nxisin një konflikt të jashtëm për të devijuar vëmendjen e publikut nga problemet e brendshme.

Kësaj i tremben Gjermania si edhe vetë Greqia, e cila e ka vendosur flotën e saj në alarm pas deklaratave të bujshme të presidentit turk.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STUDIMI SHPRESDHËNËS/ Ekspertët kanë zbuluar një enzimë që frenon dhe bllokon riprodhimin e COVID-19 dhe përmirëson...
Previous article POLICIA SHËNJESTRON PASURINË E KRIMIT/ Tre “të fortëve” në Fier i sekuestrohen 200 mijë euro makina e apartamente

s.autor

Postime të ngjashme

PËRPLASJET TRUMP-MELONI/ Le Pen: Ishte fyese, por nuk besoj se ndikon në prishjen e raporteve të dy vendeve Botë

PËRPLASJET TRUMP-MELONI/ Le Pen: Ishte fyese, por nuk besoj se ndikon në prishjen e raporteve të dy vendeve

"IRANI NUK MBLEDH TAKSA NË HORMUZ"/ Trump: Nëse kanë gënjyer negociatat marrin fund Botë

"IRANI NUK MBLEDH TAKSA NË HORMUZ"/ Trump: Nëse kanë gënjyer negociatat marrin fund

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza Botë

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT