• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
‘Polici politike’: Paloka e Manjani kritikojnë ndalimet e protestuesve
Home
Shqipëri

‘Polici politike’: Paloka e Manjani kritikojnë ndalimet e protestuesve

2 January, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Nënkryetari i parlamentit, deputeti demokrat Edi Paloka denoncon ndalimin e qytetarëve që protestuan para parlamentit më 18 dhjetor netët e festave të fundvitit.

Paloka thotë se policia është urdhëruar nga Rama për të kryer këto ndalime të kundraligjshme.

Ja statusi që Edi Paloka ka postuar në Facebook

Policia e Tahirit dhe Xhafes, policia e Rames eshte urdheruar nga ky i fundit te ndaloje ne menyre te kundraligjeshme , pikerisht netet e festave, qytetare qe protestuan perpara parlamentit me 18 dhjetor, ne mbrojtje te Kushtetutes.

Policia e Rames , e interceptuar nga gjithe sherbimet partnere dhe e demaskuar nga institucionet dhe mediat nderkombetare si bashkepuntore e krimit sidomos ne prodhimin dhe trafikun e droges , u rreshtua perpara qytetareve diten e protestes qe ti jepte mundesine Rames dhe deputeteve te tij , te shkelnin Kushtetuten “te pashqetesuar”.


Eshte e njejta polici qe ne keto 5 vite te pushteterimit te Rames pasi pushoi e shkarkoi specialistet, beri pjese te saj kriminele te te gjitha llojeve nga vrases e trafikante deri tek kontrabandiste e hajdute xhepash.
Eshte e njejta polici qe nderonte ne rruge me qendrim gatitu kriminelet e qe ndaloi e burgosi mbi 40 mije shqiptare se nuk paguanin dot energjine elektrike apo se kerkonin te rregullonin catine e shtepise se tyre, duke i cuar edhe drejt vetevrasjes ne qelite e burgut.


Eshte kjo polici qe sot kerkon te procedoj deputete te opozites dhe qytetaret qe u ngriten ne mbrojtje te Kushtetutes megjithese ligjin ate dite ishte pikerisht policia qe e shkeli ne menyre flagrante. Policia me 18 dhjetor jo vetem u vu ne mbrojtje te shkeljes se Kushtetutes po me sa duket ne bashkepunim dhe me urdher te Rames, tentoi te pengonte nje grup deputetesh te opozites, perfshi nenkryetarin e Parlamentit, qe te kryenin detyren e tyre , duke mos i lejuar te hynin ne sallen e seancave ne momentin e votimit, pikerisht ne kohen kur kryetari i grupit parlamentar socialist Balla po vidhte kartat e deputeteve demokrate e po votonte ne emer te tyre.


Sigurisht cdo akt i kesaj policie qe nga futja ne rradhet e saj te krimineleve, bashkepunimit me krimin e deri tek burgosja e te pafajshmeve edhe netet e festave , eshte bere vetem me porosi dhe urdher te Edvin Kristaqit. Prandaj nuk ka menyre tjeter pervecse perballjes dhe rrezimit te ketij qe po kerkon ti ktheje dhe nje here shqiptaret tek mjerimi dhe frika.


P.S. 
Sigurisht qe ne rradhet e policise ka shume punonjes te ndershem edhe sot por at duhet te reagojne e mos konformohen me kete gjendje , ndryshe behen bashkepuntore me apo pa dashje.

Edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani e ka kritikuar veprimin, duke theksuar se kjo është polici politike.

STATUSI I MANJANIT

Asnjë surprizë!

Policia politike po vepron siç pritej. Ndalon njerëz vetëm për arësye politike! I ndan nga familjet pa asnjë mëshirë njerëzore në mes të festës së vitit të ri!

Ligji ska më asnjë lidhje me këtë sjellje! Sa për sqarim, policia mund të ndalojë dhe të shoqërojë dikë ose në kushtet e një emergjence (nevoje të ngutshme nga një rrethanë e atëçastshme),ose në zbatim të një vendimi gjykate (as urdhëri i prokurorit nuk mjafton më).

Në cilën prej këtyre rrethanave u ndaluan ato njerëz ditët e festave?!!!

Thonë se janë ndaluar për pjesmarrje në demonstratë. Po kjo ishte para 10 ditësh?!

Kjo quhet as më pak e as më shumë TERROR SHTETËROR!

Policia po kërcënon se kush del në demonstratë do arrestohet! Kulmi!

Për herë të fundit këto histori i dëgjuan në vitin 1990, ku edhe policia, organizatat e partisë dhe Komitetet e Rinisë bënin fiks të njëjtin terrorr.

Nuk zënë mend komunistët rilindas! Bëjnë të njëjtin gabim, si atëhere!

Ta gëzojmë policinë politike!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Një moment i ri për rendin botëror. Donald Trump nis luftën e parave!
Previous article EKSKLUZIVE/ Kush është 16 vjeçari që u gjet i vekur nga prindërit natën e ndërrimit të viteve në Laç (FOTO+VIDEO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT