• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRYEZA KOMBËTARE/ Nga rrjetet sociale te përgjegjësia e prindërve, Rama prezanton masat për mbrojtjen e fëmijëve: Së shpejti nisim diskutimin publik
Home
Politikë

TRYEZA KOMBËTARE/ Nga rrjetet sociale te përgjegjësia e prindërve, Rama prezanton masat për mbrojtjen e fëmijëve: Së shpejti nisim diskutimin publik

30 October, 2026 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një sërë masash të reja për mbrojtjen dhe edukimin e të miturve, pas shqetësimeve për rritjen e dhunës mes të rinjve, gjatë Tryezës Kombëtare të mbajtur sot.

Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, ku u diskutua për mësimet e javëve të fundit dhe nevojën për një plan të përbashkët veprimi me shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë, Rama foli për përgjegjësinë e familjeve, mbështetjen sociale dhe kufizimin e përdorimit të rrjeteve sociale nga të miturit.

Ai bëri të ditur se do të nisë një diskutim me prindërit, mësuesit dhe shkollat për vendosjen e kufizimeve të moshës në platformat sociale, ndërsa propozoi edhe penalitete financiare për familjet në rastet kur fëmijët shkaktojnë dëme. Kryeministri theksoi gjithashtu nevojën për më shumë mbështetje për familjet në nevojë dhe zgjerimin e aktiviteteve sportive e kulturore për fëmijët.

“Përpara sesa të gjejmë se kush i përdori dhe i keqpërdori të rinjtë, duhet të gjejmë sesi familjet e tyre duhen ndihmuar për t’i kthyer në sens bashkëjetese me të tjerët. Ne po ndjekim se çfarë kanë bërë vendet e tjera si Franca dhe Italia në këtë situatë. Dhuna atje ka qenë prezentë dhe ne kemi marrë shembuj edhe nga atje.

Nuk mund të mos e vendosim edhe penalitetin financiar për familjen për dëmet e fëmijëve. Nëse për një të rritur dënimi i merituar dhe izolimi sipas ligjit e përfundon misionin e shtetit, për një të mitur thjesht e vendos në tryezë se misioni nis aty. Tjetra që duhet të kuptojmë është se çfarë dhe si mund të zgjerohemi ne në aspektin e ndihmës së familjeve në nevojë. Ne kemi sot një sigurim për nënat e papuna që rrisin fëmijë dhe janë kryefamiljare.

Bonusin e bebes e kemi vendosur në një skemë mbështetjeje çdo muaj, por nuk mjafton. Kemi vendosur të rrisim në mënyrë domethënëse mbështetjen financiare për studentët që vijnë nga familje në nevojë, do të shkojë sa gjysma e pagës minimale, por patjetër që nuk mjafton për të thënë se e kemi kryer funksionin tonë.

Kjo situatë e re e gatuar me vite në Europë dhe Shqipëri si rezultat i arsyeve të ngjashme dhe të ndryshme kërkon qasje të re të gjithçkaje që ndihmon socializimin fizik. Rrjetet sociale kanë stimuluar vetmi të një natyre të rrezikshme për bashkëjetesën. Psikologët kanë nxjerrë konkluzionin se e shohin këtë si mundësi për të hyrë në një play-station.

Prandaj kemi vendosur për të kufizuar moshën e rrjeteve sociale. Do të nisim një diskutim me prindërit, mësuesit dhe shkollat për kufizimin e moshës për të miturit në rrjete sociale. Tjetra është ajo që duhet të bëjmë për të rritur gamën e aktiviteteve të fëmijëve në sport dhe kulturë”, tha Rama mes të tjerash.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRFSHIRJA NË PROTESTA/ Ministri Demo: Fëmijët nuk e kanë vendin mes dhunës, së shpejti platforma “Help for You” kundër abuzimeve online
Previous article EMRI/ Zbardhet vrasja në Greqi, arrestohet shqiptari i dyshuar si autor

s.autor

Postime të ngjashme

PËRFSHIRJA NË PROTESTA/ Ministri Demo: Fëmijët nuk e kanë vendin mes dhunës, së shpejti platforma “Help for You” kundër abuzimeve online Politikë

PËRFSHIRJA NË PROTESTA/ Ministri Demo: Fëmijët nuk e kanë vendin mes dhunës, së shpejti platforma “Help for You” kundër abuzimeve online

"BUXHET HISTORIK, MBI 10 MILIARDË EURO"/ Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja Politikë

"BUXHET HISTORIK, MBI 10 MILIARDË EURO"/ Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja

PAKETA E RE FISKALE/ Rama: Heqim taksën e qarkullimit nga karburanti, çmimi ulet me 32 lekë për litër Breaking News

PAKETA E RE FISKALE/ Rama: Heqim taksën e qarkullimit nga karburanti, çmimi ulet me 32 lekë për litër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT