• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Një moment i ri për rendin botëror. Donald Trump nis luftën e parave!
Home
Nderkombetare

Një moment i ri për rendin botëror. Donald Trump nis luftën e parave!

2 January, 2018 Redaktor2 Botë, Nderkombetare

Shkurtimi i fondeve për OKB-në nga administrate amerikane duket se do të përcaktojnë një moment të ri për rendin ndërkombëtar. OKB-ja u krijua me iniciativë të SHBA-së si pasuese Lidhjes së Kombeve, në emër të ruajtjes së paqes dhe krijimit të një rendi që përmbante botën nga luftërat.

Por me rezolutën e propozuar nga Turqia, SHBA duket se po humbet  betejat e veta në një organizëm që sot përfaqëson kombe që nuk janë më ata të vitit 1945.

Deklarimet ambasdores Nikky Haley janë vetëm një aspekt, pasi në këtë drejtim SHBA ka kohë që kërkon reformism të OKB-së. Kështu në vitin 2000-2001 SHBA këmbënguli për ulje të financimeve ndërkohë që formula e financimit bazohet mbi buxhetet e shteteve anëtare që sot janë 193.

Por edhe kjo përbën problem. Ish-ambasadori amerikan në OKB, John Bolton, aktualisht një pjesëmarrës i rregullt në emisione të Fox News, televizioni i preferuar i presidentit amerikan, Donald Trump, ka shprehur në profilin e vet në Twitter, pakënaqësinë e madhe për atë që ndodhi me votimin për Jeruzalemin.

“OKB tregoi ngjyrat e vërteta me votën 128-9 që dënonte njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet I Izraelit”, shkruan ai.

Në një postim të dytë, Bolton, sugjeron reformim të sistemit të financimit të OKB-së, duke rekomanduar që çdo vend anëtar të paguajë për atë që dëshiron dhe pret të marrë.

“Agjencitë të cilave nuk u adresohen fondet do të kenë shkurtime fondesh”, vijon Bolton që shton se pavarësisht reformave, asgjë nuk ka ndryshuar në kulturën dhe efektivitetin e OKB-së.

Diçka duket se po lëviz në këtë drejtim dhe Trump po bën atë që di të bëjë më mirë: luftën e parave. Shkurtimi I fondeve me 295 milionë dollarë për një organizatë që në vitet 2013 e kishte buxhetin total diku te 5-6 miliardë dollarë, është shumë domethënëse. Nuk ka gjasa që ky vakuum financiar të zëvendësohet, por në çdo rast, SHBA po braktis atë entitet që mishëronte vizionin e saj për rendin ndërkombëtar.

Aq më shumë rëndësi merr kjo po të shihet shkurtimet e fondeve mund të prekin shumë vende që votuan kundër SHBA për Jeruzalemin. Këto dy ditë, presidenti I SHBA-së, Trump, njoftoi në twitter ndërprerjen e ndihmave për Pakistanin, që siç tha ai ka përfituar 33 miliardë dollarë ndihmë amerikane, pa hequr dorë për asnjë moment nga financimi dhe mbështetja e terroristëve në Afganistan.

“Jo më”, shkruan Trump, duke paralajmëruar se politika e bujarisë me paratë e SHBA-së nuk do të vazhdojë më.

Kjo qasje, apo më mirë ky reagim do të ketë patjetër pasoja të thella. Rendi ndërkombëtar i sotshëm ndërtohet kryesisht mbi garancitë amerikane, edhe pse që nga lufta e vitit 2003 në Irak, besimi te këto garanci është gërryer shumë.

Por është fakt se bota e sotme nuk është ende gati të bëjë zëvendësimin e madh të qendrave vendimmarrëse. Trump ngjan se është shumë më tepër sesa një zhurmues proamerikan. Pas tij qëndron një frymë e gjithë në SHBA që po kërkon ndryshimin e paradigmave në politikën e jashtme.

Këto ditë, e mirënjohura “Newsweek”, një “armike” e Trump në fushatë, i kushtonte një shkrimtë gjatë ideologut të së djathtës ekstreme amerikane, Steve Bannon. Në këtë shkrim, sillej në vëmendje ideologjia e tij e Nacionalizmit Ekonomik, që sipas tij me Trump ka provuar se funksionon.

“Nacionalizmi ekonomik do të dijë vetëm për shtëtësinë tuaj amerikane”, shprehet Bannon, i cili e sheh veten si Lorencin e Arabisë në bashkimin e rrymave të ndryshme të së djathtës amerikane, pa ua cenuar identitetin.

Diçka që po ndodh në brendësi të SHBA-së po reflektohet jashtë saj dhe në një politikë, që fton për një gjë: pro apo kundër SHBA-së. Me këtë ideologji duket se OKB-ja ashtu siç u konceptua nga Roosevelt dhe në kushtet e sotme të ndryshimit të raportit të forcave nuk i përshtatet më SHBA-së dhe kjo po bëhet e qartë.

http://www.newsweek.com/2018/01/05/steve-bannon-plan-make-america-great-…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ndalimi i protestuesve/ Basha kundërshton kryeministrin: Ka frikë nga tubimi i radhës
Previous article ‘Polici politike’: Paloka e Manjani kritikojnë ndalimet e protestuesve

Redaktor2

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT