• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PO TORTUROHEM”/ E moshuara thirrje Arta Markut në Durrës: Të marrsha të ligat nona, hiqi… (VIDEO)
Home
Sociale

“PO TORTUROHEM”/ E moshuara thirrje Arta Markut në Durrës: Të marrsha të ligat nona, hiqi… (VIDEO)

8 February, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Një grua në Durrës që mesa duket ka probleme me drejtësinë, ka nisur të bërtasë sapo ka parë që kryeprokurorja Arta Marku ka zbritur nga makina.

Ajo ka kërkuar nga Marku që të shkarkojë të gjithë administratën e Prokurorisë së Durrësit, e cila po e torturon.

“Po torturohem nga kjo prokurori. Hiqi të gjithë qysh tek polici, qysh tek roja. Arta të marrsha të ligat nona. Të keqen nona. Dhe atë që ke vënë…”, dëgjohet gruaja duke bërtitur.

Pas takimeve në Shkodër dhe në Elbasan, Prokurorja e Përgjithshme Artam Marku shkoi në Durrës.

Në takimin me vartësit e saj, ajo u shpreh se konstatohet ulje të veprave penale kundër jetës, por ka një rritje të agresivitetit nga grupet kriminale në kryerjen e këtyre veprave penale.

“Konstatohet se ka një ulje të veprave penale kundër jetës, por ka një rritje të agresivitetit nga grupet kriminale në kryerjen e këtyre veprave penale. Autorët në funksion të realizimit të qellimeve të tyre kriminale janë të gatshëm të sakrifikojnë çdokënd që mund të jetë rastesisht në rrezen e tyre të veprimit. Kjo vjen nga mosndëshkimi, apo ndëshkimi i lehte dhe jo proporcional me krimin e kryer dhe rrezikshmerine e autorit. Veprat penale kundër korrupsionit janë shumë pak të regjistruara dhe aq më pak kanë përfunduar në gjykim”, ka thënë ajo.

Marku vijoi më tej se prokurorët nuk duhet të ndalen vetëm në hetimin e veprës penale korruptive, por dhe te hetimi pasuror i subjektit të veprës penale.

“Prokurorët nuk duhet të ndalen vetëm me hetimin e veprës penale korruptive por duhet të thellojnë hetimin pasuror të subjektit të veprës penale në lidhje me asetet që kanë në burim të ardhura kriminale nga veprime korruptive. Kjo me qëllim jo vetem ndëshkimin e autorit për krimin e kryer por dhe sekuestrimin dhe konfiskimin e asteve të krijuar prej tyre”, tha Marku.

Sipas saj Durrësi është një nga qytet portet që rezulton me më pak vepra penale në fushën e kontrabandës, ndërkohë që jemi të vetëdijshëm se sjelljet që cënojnë legjislacionin doganor janë të shumta dhe të ndëshkueshme penalisht.

“Duhet që edhe kryesisht prokurorët të angazhohen për të evidentuar këto vepra penale në çështjet që hetojnë, duke mos u mbetur të kufizuar vetëm në referimit qe mund te vijne nga policia e shtetit apo vetë doganat”, ka vijuar kryeprokurorja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REPLIKAT NË KUVEND/ Nga syneti, rakia e Dash Shehit, kokaina, deri tek tradhtia me Greqinë!
Previous article Java e 19-të, 5 sfida direkte për të njëjtat objektiva

F.autor

Postime të ngjashme

ARRESTIMI I TË SHUMËKËRKUARIT MOISI HABILAJ/ Policia jep detaje: Person me rrezikshmëri. Në pranga ra edhe një 46-vjeçar Aktualitet

ARRESTIMI I TË SHUMËKËRKUARIT MOISI HABILAJ/ Policia jep detaje: Person me rrezikshmëri. Në pranga ra edhe një 46-vjeçar

E RËNDË NË TIRANË/ Efektivi i policisë vetëvritet me armën e shërbimit, policia jep detaje Aktualitet

E RËNDË NË TIRANË/ Efektivi i policisë vetëvritet me armën e shërbimit, policia jep detaje

U DËNUA ME 15-VITE BURG/ Arrestohet në një lokal në Borsh Moisi Habilaj, shoqërohet nën masa të rrepta sigurie Aktualitet

U DËNUA ME 15-VITE BURG/ Arrestohet në një lokal në Borsh Moisi Habilaj, shoqërohet nën masa të rrepta sigurie

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT