Kryeministri Edi Rama dhe ish-kryeministri Sali Berisha shënuan disa përplasje interesante në Kuvend për disa prej çështjeve më të nxehta.
Edhe pse të dy janë njohur si miq të presidentit Rexhep Taip Erdogan, Sali Berisha tha se ai nuk pajtohet me qëndrimet e tij për Kosovën.
“Shko bëju synet atje. Unë nuk pajtohem me deklaratat e tij kundër Kosovës, kur erdhi çështja kurde, tani duhej lëshuar Kosova,” tha Berisha.
Kurse Edi Rama u përgjigj duke u marrë me deputetin Dashamir Shehi, që para disa ditësh foli për rrezikun e ndikimit turk në Shqipëri.
“Ai ha pilaf e pi raki në mëngjes, e fillon drekën me plënc e më pas i fut groshë. Fshin buzët me peshqir e thotë se jemi europianë. Këta jeni ju, pilaf e groshë e frikë nga ajo që po vjen,” tha Rama.
“U përpoqe që të ofendosh Dash Shehin, po një mijë herë gota se vizat e kokainës, sesa t’ia dorëzosh vëllain për bandën e Xibrakës,” u përgjigj Berisha.
Të dy u përplasën edhe për çështjen e ndarjes së detit me Greqinë.
“Ju e futët detin në govatë dhe nënshkruhet një marrëveshje antikushtetuese, që njihet edhe si tradhti,” tha Rama.
“Nuk ka shqiptar që e beson se Greqia do braktisë interesat e saj për ty. Të nxorën të rruar e të qethur. U thotë shqiptarëve o këtë marrëveshje, o do keni luftë,” u përgjigj Berisha.
Një tjetër detaj u shënua edhe kur Sali Berisha e nisi fjalën e tij, duke ngatërruar 21 dhjetorin me 21 janarin.
“Nuk është rastësi që del këtu e thua 21 janari fjalën e parë, gjuha shkon aty ku dhemb,” tha Rama, duke theksuar se ai e ka frikë reformën në drejtësi.


