• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Java e 19-të, 5 sfida direkte për të njëjtat objektiva
Home
Futboll

Java e 19-të, 5 sfida direkte për të njëjtat objektiva

8 February, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

Java e 19-të e Superiores duket se do të jetë java e finaleve të para për objektivat e 10 skuadrave të përfshira në garë. Të pesta sfidat propozojnë duele të drejtpërdrejta mes ekipeve që luftojnë për të njëjtin objektiv, duke nisur nga takimi i ditës së premte mes Skënderbeu dhe Flamurtarit, ku luhet për garën e kampionit. Por nëse në Korçë, Flamurtari do të provojë të mbajë gjallë betejën e titullit, në zonën Europës përballjet do të jenë direkte për vendin e 3-të dhe mund të rezultojnë vendimtare për llogaritë e fundsezonit.

Kukësi dhe Kamza do të kenë një sfidë mes tyre në “Zeqir Ymeri” për vendin e 3-të, me vendasit që do të provojnë të zgjasin më tej bilancin pozitiv ndaj Kamzës, duke shpresuar që të eliminojnë dhe një tjetër kundërshtar në garën për Europën.

Gjithashtu, në kryeqytet, Partizani do të përballet me Laçin po në një sfidë direkte për zonën europiane. Rezultati i Kupës nuk ishte ai i pritshmi për të kuqtë dhe tashmë kampionati mund të mbetet dritarja e vetme për në Europë, por ndeshja me kurbinasit është e detyrueshme për t’u fituar, aq më tepër që luhet në kryeqytet. Prej 3 sfidash, Partizani jo vetëm që nuk ka fituar ndaj Laçit, por nuk ka mundur të shënojë dhe ky pa dyshim është një problem për ekipin e që duhet zgjidhur, ndërsa bardhezinjtë duan të mbajnë të hapur çdo mundësi, pasi pavarësisht se janë me një këmbë të kualifikuar kundër Luftëtarit, beteja për Kupën nuk është e thjeshtë.

Në fundin e tabelës gjithashtu dy sfida mes të barabartësh, me Luftëtarin që pret Teutën, ku gjirokastritët janë më të qetë në klasifikim, por një humbje eventuale me durrrsakët do të komplikonte jo pak pozitat e tyre, ndërsa për Lushnjën dhe Vllazninë duket se ka ardhur ora e së vërtetës, me dy ekipet që kanë vetëm një objektiv, fitoren. Për Vllazninë ambienti është bërë mbytës pas rezultateve të fundit, ndërsa për Lushnjën sepse shihet si një mundësi shpëtimi ky duel për të mos lejuar që të mbetet dhe më e vetmuar në fundin e ftohtë të renditjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “PO TORTUROHEM”/ E moshuara thirrje Arta Markut në Durrës: Të marrsha të ligat nona, hiqi… (VIDEO)
Previous article Pamje të frikshme në qiell, mijëra zogj mbulojnë vendin

Q.Autor

Postime të ngjashme

SOT SHQIPËRI-BJELLORUSI/ Policia publikon planin e masave të sigurisë, ja rrugët që do të bllokohen Aktualitet

SOT SHQIPËRI-BJELLORUSI/ Policia publikon planin e masave të sigurisë, ja rrugët që do të bllokohen

STËRVITJA E KOMBËTARES/ Dy lojtarë në dyshim për duelin me Bjellorusinë Futboll

STËRVITJA E KOMBËTARES/ Dy lojtarë në dyshim për duelin me Bjellorusinë

BEFASITË E TRAJNERIT MARAN/ Rikthen Etrit Berishën në grumbullim, mungojnë disa emra të rëndësishëm Futboll

BEFASITË E TRAJNERIT MARAN/ Rikthen Etrit Berishën në grumbullim, mungojnë disa emra të rëndësishëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT