• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PASOJAT E KORONAVIRUSIT/ Shahini: Viti shkollor nuk do përfundojë më herët, shpresojmë të mos shtyjmë provimet e maturës (VIDEO)
Home
Sociale

PASOJAT E KORONAVIRUSIT/ Shahini: Viti shkollor nuk do përfundojë më herët, shpresojmë të mos shtyjmë provimet e maturës (VIDEO)

27 March, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka deklaruar se ky vit shkollor do të mbyllet në të fund të viti akademik, ndërsa shton se shpreson shumë që për shkak të koronavirusit të mos jenë të detyruar të shtyjnë datat e provimit të maturës. Përmes një video-mesazhi ku iu përgjigj disa pyetjeve, Shahini adresoi edhe një shqetësim në lidhje me një video të rreme, e cila ka qarkulluar kohët e fundit dhe ka krijuar përshtypjen se viti shkollor “gjoja do të përfundojë më herët”.

“Kjo nuk qëndron”, – thekson ministrja, “Kjo është një video e rreme që është krijuar duke këputur një prononcim timin ku flas për mbylljen e vitit shkollor. Që të mos kemi dilema, viti shkollor mbyllet në fund të vitit akademik, në fund të semestrit të tretë, dhe shpresojmë vetëm që nuk do të jemi të detyruar të shtyjmë datat e përfundimit të vitit shkollor, të shtyjmë datat e maturës”, sqaron ajo.

Ministrja Shahini adreson edhe pyetjen “A nuk është më mirë të anulohet ky vit shkollor?”, pyetje e ardhur nga disa prindër dhe nxënës, ku shprehet se “Nuk kemi hasur në ndonjë model që ka anuluar vitin shkollor. Pra ngaqë i gjithë globi është pak a shumë në të njëjtën situatë, të gjitha vendet po zbatojnë të njëjtat politika që po synojnë të mbyllin këtë vit akademik përkundër ndoshta që nuk është e mundur që të mbyllet plotësisht e gjithë kurrikula, plan-programi për këtë vit, edhe ne do të vijojmë në këtë formë”.

Në lidhje me pyetjen nëse mësimi do të  vijojë online nëse shkollat nuk do të hapen më 6 prill, ministrja Shahini  tha se mësimi online do të vijojë deri sa situata të kthehet në normalitet. Shpresojmë tha Shahini, që të jetë 6 prilli, por ky vendim do të merret nga task forca e ngritur për koronavirusin.

“Patjetër. Ne po përgatitemi që të vazhdojmë me xhirimet e leksioneve edhe për javët pas 6 prillit, përkundër që nuk është marrë ende vendimi nga Task Forca për koronavirusin nëse shkollat do të qëndrojnë mbyllur përtej datës 6 prill apo jo. Pra nga mesi i javës që vjen, ne do të shohim situatën, do të marrim parasysh risqet dhe do të marrim një vendim për hapjen ose jo të shkollave me datën 6 prill”, shprehet ajo.

Në lidhje me sondazhin e zhvilluar fundjavën e kaluar me mësuesit, prindërit dhe nxënësit për mënyrën se si ata po angazhohen në mësimin online, nëse po e konsiderojnë efektiv apo jo, Ministrja Shahini tha se “Kemi marrë 320 mijë përgjigje që është një numër shumë i mirë i mostrës që do ta marrim parasysh për analizën e këtij sondazhi dhe përgjigjet janë kryesisht pozitive. Pra, mësuesit, nxënësit dhe prindërit po mendojnë se mësimi online është një ndihmesë shumë e madhe që nxënësit të mos mbesin mbrapa me mësime. 80% e nxënësve dhe 85% e mësuesve pohojnë se gjatë këtyre javëve jo vetëm janë bërë përforcime të mësimeve që nxënësit kanë bërë nëpër shkolla, por kanë mësuar edhe koncepte të reja. Po na inkurajon dhe na entuziazmon që të vazhdojmë më tutje me këtë formë të mësimit duke ditur se nxënësit po arrijnë të mbulojnë hendekun që ndoshta do ta kishin patur në mësime në qoftë se ne nuk do të kishim organizuar mësimin online”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Ka lindur në laborator? Përgjigjja e ekspertëve i shuan të gjitha dyshimet
Previous article KORONAVIRUSI/ Çadra në spitalin e Traumës, kontroll paraprak për çdo pacient që do të paraqitet (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

ATENTATI NË POGRADEC NDAJ BRIAN SYZOS/ Arrestohet vëllai i autorit! Vendosi kamerën për të monitoruar lëvizjet e 'viktimës'! Në pranga edhe vetë 35-vjeçari i plagosur Aktualitet

ATENTATI NË POGRADEC NDAJ BRIAN SYZOS/ Arrestohet vëllai i autorit! Vendosi kamerën për të monitoruar lëvizjet e 'viktimës'! Në pranga edhe vetë 35-vjeçari i plagosur

NË KËRKIM NDËRKOMBËTAR PËR TRAFIK DROGE/ 2 të arrestuar në Durrës! Priten të ekstradohen drejt Italisë dhe Spanjës Aktualitet

NË KËRKIM NDËRKOMBËTAR PËR TRAFIK DROGE/ 2 të arrestuar në Durrës! Priten të ekstradohen drejt Italisë dhe Spanjës

PRAG TRAGJEDIE NË SHKODËR/ Gguri shkëputet nga një masiv shkëmbor dhe bie mbi makinën me turistë Aktualitet

PRAG TRAGJEDIE NË SHKODËR/ Gguri shkëputet nga një masiv shkëmbor dhe bie mbi makinën me turistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT