Çadrat në spitalin e Traumës tashmë janë funksionale.
Në to do të kalojë çdo pacient qe paraqitet në ketë spital për t’ju bërë një kontroll paraprak nëse mund të jenë të prekur nga Covid19 apo jo.
Procedura do të jetë e njëjte si në të gjitha pikat kufitare në vendin tonë, matja e temperaturës dhe një pyetësor për historikun e udhëtimit, shpjegon mjeku Rushan Muhameti.
“Të gjithë pacientët që do të vijën për spitalin e Traumës do të ndalohen këtu dhe ekipi mjekësor do t’i kontrollojë përmes një formulari.”
Puna në këto çadra do të jetë e organizuar me turne, duke mos i lënë bosh në asnjë moment.
Ndërsa çdo person i cili do të dyshohet se mund të jetë i prekur nga koronavirusi do të dërgohet për mjekim të specializuar në spitalin infektiv ne QSUT.
“Menjëherë duke u verifikuar këtu pacienti do të kalojë në urgjencën e vet.”
Kjo masë e marrë nga ministria e Shëndetësisë ka për qëllim parandalimin e përhapjes së Covid 19 te bluzat e bardha.
Aktualisht pozitiv me kotonavirus kanë rezultuar 9 mjekë dhe infermierë, nga të cilët dy janë shëruar plotësisht.


