• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PARALAJMËRIMI/ Ekspertët: Priten më shumë vdekje nga Covid-19 në muajt e ardhshëm, por…
Home
Jetë

PARALAJMËRIMI/ Ekspertët: Priten më shumë vdekje nga Covid-19 në muajt e ardhshëm, por…

30 September, 2020 F.autor Jetë

Mbi një milion njerëz në shkallë botërore kanë humbur jetën si rezultat i koronavirusit. Ndërkohë, kohët e fundit si rezultat i një rritje të infeksionit në shumë vende, përfshi Evropën dhe Shtetet e Bashkuara, specialistët po paralajmërojnë për më shumë vdekje gjatë muajve të ardhshëm nga COVID-19. Por nga ana tjetër, ka shenja të rënies së shkallës së vdekshmërisë dhe se njerëzit që preken nga virusi kanë gjasa më të mira mbijetese se sa të infektuarit në fillim të pandemisë.

Megjithëse vdekjet nga koronavirusi vazhdojnë të rriten, ekspertët thonë se ka tregues të rënies së vdekshmërisë në disa vende.

Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thonë se çertifikatat e vdekjes tregojnë se pëqindja e vdekshmërisë për shkak të penumonisë, gripit ose COVID-19 ishte 6.6% për javën që u mbyll më 19 shtator, një rënie prej 10% nga një jave më parë.

Në Britani, hulumtimet tregojnë se shkalla e vdekshmërisë ishte 1.5% në gusht krahasuar me mbi 6% që ishte gjatë kulmit të pandemisë në prill.

Martin Landray është profesor i mjekësisë në Universitetin e Oxford-it. Ai thotë se punonjësit e mjekësisë dinë më shumë mbi trajtimin e pacientëve, përfshi përdorimin e steroidëve si deksamethazoni(dexamethason).

“Tani ne e dimë se për pacientët në respiratorë, mund të ulet vdekshmëria me një të tretën me një trajtim të thjeshtë, pa kosto të lartë dhe të disponueshëm. Gjë që nuk e dinim më parë. Po ashtu e dimë se ilaçi remdisivir shkurton qëndrimin në spital, por ende nuk e dimë nëse kjo në të vërtetë përmirëson shkallën e mbijetesës. Është e rëndësishme mbajtja e njerëzve jashtë spitalit apo shkurtimi i kohës së qëndrimit të tyre në spital. Por nuk është faktori kryesor. Faktori kryesor është se a mund të shpëtojmë jetë?”

Zoti Landray drejton provat klinike në Britani ku po testohen barna egzistuese në shkallë të gjerë për të përcaktuar efektshmërinë e tyre.

“Hidroklorokina, megjithë bujën e madhe dhe entuziazmin, nuk funksionon për pacientët në spital. E dimë se lopinavir/ritonavir, një trajtim për pacientët me HIV i përdorur gjerësisht, po ashtu nuk funksionon.”

Ndërsa bota shkencore shqyrton mbrojtjen më të mirë nga virusi, disa ekspertë sugjerojnë se COVID-19 do të vazhdojë të jetë i pranishëm sikurse edhe viruset e tjera.

Profesori David Heyman është me Grupin Këshillimor Strategjik të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Rreziqet Infektive.

“Aktualisht duket se mund të bëhet endemike. Nëse po, atëherë duhet të mësojmë të jetojmë me virusin sikurse kemi mësuar të jetojmë me HIV-in apo sëmundje të tjera infektive, shumica e të cilave janë transmetuar nga kafshët tek njeriu në të kaluarën.”

Dr. Jesse Goodman, i cili ka drejtuar agjencinë amerikane për ushqimin dhe ilaçet, tani është profesor në Universitetin Georgetown.

“COVID-19 do të vazhdojë të jetë sfidë për ne. Pozitive është se ne e dimë si ta zbusim ndikimin e tij. E dimë se distancimi fizik funksionon. E dimë që maskat ulin rrezikun për përdoruesin dhe tek të tjerët. Mesazhi për shendetin publik duhet të vazhdojë të përhapet në mënyrë të vazhdueshme.”

Profesori thotë se kjo do të ndihmojë në funksionimin e ekonomive dhe në shmangien e rikthimit të mbylljeve./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Presidenca si teatër pa spektatorë
Previous article ALFRED PEZA/ Mandati i tretë i Ramës apo rikthimi i tretë i Berishës

F.autor

Postime të ngjashme

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit Jetë

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre Jetë

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT