• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Mandati i tretë i Ramës apo rikthimi i tretë i Berishës
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Mandati i tretë i Ramës apo rikthimi i tretë i Berishës

30 September, 2020 Redaktor1 OP-ED

Po bëhet çdo ditë dhe më e qartë, se në zgjedhjet e 25 prillit 2021, shqiptarët janë përballë dy alternativave të mëdha. Dy mundësive dhe dy zgjedhjeve politike dhe elektorale: Ose Edi Rama do të qeverisë për të tretin mandat me radhë, si Kryeministër. Ose do të rikthehet në pushtet për herë të tretë në këto tri dekada, Sali Berisha.

Kushdo që po i ndjek me sadopak vëmendje zhvillimet e kohëve të fundit, e ka gjithnjë e më të qartë, se gara nuk është mes Kryetarit të PS dhe Kryetarit të PD. Gara nuk është mes Edi Ramës e Lulzim Bashës, siç do duhej të ishte normalisht. Por është mes Kryetarit të mazhorancës dhe ish Kryetarit të opozitës. Mes një lideri politik që ka marë mbi supe të gjitha përgjegjësitë e forcës që drejton dhe dikujt që ia ka ngarkuar këtë barrë prej 8 vjetësh, dikujt tjetër!

Partia Socialiste e ka shpallur objektivin e saj elektoral, duke qenë e vetëdijshme jo vetëm për punët që ka bërë dhe sfidat e tjera që ka përpara deri në 2025, por edhe përkundër një “rregulli” të pashkruar. Një “norme” sipas së cilës, në 24 vitet e fundit, 8 vjet në pushtet qëndroi PS, 8 të tjera PD dhe tani sërisht për 8 vjet me radhë, socialistët.

Ky rrotacion ciklik pushtetesh pas çdo dy mandatesh rradhazi, e përputhur edhe me lidershipin politik prej gjumashi të Lulzim Bashës, ka bërë që opozitarët e sotëm ta marin këtë si aksiomë. Si një të drejtë natyrore. Si diçka që do të ndodhë vetëvetiu. Si një pohim në vërtetësinë e të cilit nuk dyshohet. Por demokracia nuk është një shkencë ekzatke. Nuk është matematikë. Por garë votash.

Rrotacioni i pushtetit çdo 4 apo 8 vjet, është mundësi, apo një propablitet. Por kaq. PS është e vetëdijshme se këtë radhë synon të thyejë një rregull të pashkruar, për të arritur një cak të ri politik dhe elektoral që nuk ka ndodhur asnjëherë në këto 30 vitet e pluralizmit. Sepse asnjë parti nuk ia ka dalë që të fitojë 3 mandate qeverisëse rresht. Ndaj mazhoranca po punon shumë fort për ta merituar këtë.

Historia e botës demokratike ka njohur shumë shembuj kur një Kryeministër, Kancelar apo President ka qëndruar në pushtet më shumë se dy mandate radhazi. Madje edhe më shumë se 3 mandate qeverisëse rresht: Nga Rusvelt në SHBA, tek Adenauer, Kohl dhe Merkel në Gjermani. Nga Trudeau në Kanada, apo Theçer e Toni Bler në Britani. Po nuk ka ndodhur deri më sot, që ndonjëri prej tyre të kthehet e rikthehet për herë të dytë a të tretë në pushtet, pasi ka humbur njëherë zgjedhjet për të qëndruar në opozitë!

Kurrë bota demokratike nuk ka njohur një fenomen elektoral si ky që po hedh shtat tani në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të pranverës së ardhshme në Shqipëri. Asnjëherë nuk ka ndodhur në ish Europën Lindore Komuniste, që lideri i partisë së parë antikomuniste të jetë ende aktiv jetën politike të vendit të tij, edhe pas tri dekadash nga rrëzimi i Murit të Berlinit. Bashkë me përfundimin e tranzicionit, të gjithë liderët e partive të para të pluralzimit, dolën nga skena e madhe për të hyrë në histori.

Sali Berisha jo vetëm nuk ka ikur, ndryshe nga sa deklaroi pasi ra nga pushtetit më 2013, apo ndryshe nga sa veproi ish Kryetari i PS Fatos Nano, kur humbi zgjedhjet më 2005. Por vazhdon ende, jo vetë të jetë aktiv në politikë, por edhe lideri “de facto” i opozitës aktuale. Këtë radhë, madje po jep prova se do të jetë protagonist i dorës së parë, në zhvillimet aktuale dhe ato të pas zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.

Në këtë kushte, gara elektorale e kësaj radhe, ka marë një rrjedhë të re, krejt të papritur. Në garë për zgjedhjet e 10-ta pluraliste, janë përballë Kryeministri Edi Rama që kërkon të fitojë një mandat të tretë radhazi qeverisës dhe Sali Berisha që kërkon të rikthehet për herë të tre brenda 30 vjetësh, në pushtet.

Sali Berisha ka qeverisur herën e parë, nga 1992 deri më 1997. Për tu rikthyer sërisht në pushtet në vitet 2005 deri më 2013. Duke synuar që ti qeverisë sërisht shqiptarët, nëse i përmbahemi rregullit të pashkruar të dy mandateve, deri në vitin 2029.

A do e ndjekin edhe shqiptarët “rregullin” e botës demokratike, për ti dhënë Partisë Socialiste, mandatin e tretë qeverisës radhazi? Apo do të vendosin një rekord të ri, të pandodhur e të pangjashëm kurrë më parë, për ta rikthyer Sali Berishën për herë të tretë në pushtet? Kjo është sfida!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARALAJMËRIMI/ Ekspertët: Priten më shumë vdekje nga Covid-19 në muajt e ardhshëm, por…
Previous article NDODH EDHE KJO/ Petrit Vasili "i dedikon" poezi Ramës dhe i poston foton: Kungull mos të plastë fara

Redaktor1

Postime të ngjashme

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT