Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama e quajti liderin e opozitës Lulzim Basha si “Shalqi me provë”.
I pari që i kthehu përgjigje kreut të qeverisë ishte ish deputeti demokrat Ervin Salianji duke e quajtur “Kungull pa fara”, ndërsa sot nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, i dedikon edhe një poezi.
Postimi i plotë:
“Me që kemi një Kungull në krye, që dërdëllit pa pushim, ca vargje dhe një foto duhen për konkretizim!!
“Se ketu ne vendin tim
Edhe kungulli ka kuptim
Kungull mos te plaste fara
Ngado shkoj me del perpara”
K.TH.SPIRI (1920-1986)”