• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NUK KËRKOJMË FALJE”/ Mediat britanike: Tension mes qeverive të Tiranës dhe Londrës për dëbimin e shqiptarëve
Home
Politikë

“NUK KËRKOJMË FALJE”/ Mediat britanike: Tension mes qeverive të Tiranës dhe Londrës për dëbimin e shqiptarëve

20 November, 2025 s.autor Politikë

Përplasja e kryeministrit Edi Rama me sekretaren e Brendshme britanike, Shabana Mahmood për dëbimin e 700 familjeve shqiptare nga Britania e Madhe, ka bërë jehonë edhe në mediat britanike. Kreu i qeverisë kritikoi retorikën e zyrtares britanike, ndërsa i kujtoi se shqiptarët janë kontribuues të ekonomisë vendase.

BBC shkruan se kryeministri shqiptar e akuzoi Mahmood për “stereotipe etnike” dhe shifrën për 700 familjet shqiptare e cilësoi si një “pikë statistikore në oqeanin e sfidave të Britanisë pas Brexit-it”. Transmetuesi publik britanik thotë se të dhënat zyrtare tregojnë se Mbretëria e Bashkuar ka deportuar më shumë se 13 mijë njerëz në Shqipëri që nga nënshkrimi i marrëveshjes në vitin 2022, të cilën Rama, e cilësoi si një “partneritetet më të suksesshme të Evropës për migracionin e paligjshëm”.

Më tej, BBC ndalet edhe te përplasja e Ramës më Nigel Farage për emigrantët, ndërsa vë theksin edhe te vizita e Keir Starmer në Tiranë në muajin maj, të cilit Rama i tha se nuk do të pranonte “qendra kthimi” në Mbretërinë e Bashkuar për azilkërkuesit e refuzuar nga vendet e tjera.

Ndërsa “The Guardian” flet për tensione mes dy qeverive pas përplasjes së djeshme. Sipas britanikes, “një burim nga qeveria shqiptare tha se kishte tensione në rritje midis qeverive të Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, pavarësisht bashkëpunimit të suksesshëm mbi politikat e imigracionit.”

“Sulmi i Ramës ka shkaktuar gjithashtu shqetësim në Whitehall, sepse Ballkani Perëndimor shihet si një rrugë kryesore tranziti për azilkërkuesit që përpiqen të arrijnë në Mbretërinë e Bashkuar.”, shkruan The Guardian.

Media britanike citon edhe Andi Hoxhaj, bashkëpunëtor nga Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara (RUSI), i cili akuzoi gjithashtu qeverinë britanike se po shënjestron dhe veçon shqiptarët në retorikën e saj.
“Kjo retorikë duket se lidhet gjithnjë e më shumë me përpjekjen e qeverisë për të riinterpretuar ose reformuar dispozitat e KEDNJ-së mbi të drejtat e familjes – duke përdorur shqiptarët si shembull për të bërë një argument më të gjerë politik, siç kanë bërë Reformistët dhe Konservatorët duke përdorur shqiptarët si shembull. Duke përmendur konkretisht Shqipërinë, sekretarja e brendshme po i përgjigjet gjithashtu mesazheve të Farage, pasi ai i ka bërë shqiptarët një pjesë qendrore të retorikës së tij.”, tha Hoxhaj.

Media britanike citon mes të tjerash edhe një reagim nga ministria e brendshme britanike:

“Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme tha: “Ne e mirëpresim partneritetin me Shqipërinë për kthimet. “Megjithatë, sot mijëra familje që nuk kanë marrë azil janë të bllokuara në strehim dhe mbështetje me shpenzimet e taksapaguesve, pavarësisht se vendi i tyre i origjinës është plotësisht i sigurt. Qeveria nuk kërkon falje që ka filluar të zhvendosë familjet në shtëpi.”, thuhet në shkrim.

The Guardian përmend se kërkesat për azil nga shqiptarët mbeten të ulëta dhe se ka pasur një rënie prej më shumë se 90% të mbërritjeve nga Shqipëria me varka të vogla që nga viti 2022.

Për reagimin e Ramës shkruan edhe “The Independent”, duke përmendur edhe përplasjen me sekretaren e mëparshme të brendshme britanike, Suella Braverman, të cilën e akuzoi për “nxitje të ksenofobisë dhe shënjestërim, duke veçuar një komunitet” kur ajo shënjestronte emigrantët shqiptarë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PENTAGONI ZBARKON NË UKRAINË/ Kievi do të japë Donbasin dhe do të përgjysmojë ushtrinë?
Previous article PEZULLIMI NGA DETYRA I BALLUKUT DHE BLLOKIMI I PASAPORTËS/ GJKKO jep ‘arrest shtëpie’ dhe për dy zyrtarë (EMRAT)

s.autor

Postime të ngjashme

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush Politikë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT